Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
All - Paragraf - 1Alfred Lela
Nesër hapet një kapitull i ri në ‘luftën e ftohtë’ mes Ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Gjasat se ky i fundit do të jetë në Kuvend për seancën hapëse po rendin drejt sigurisë absolute, gjë që do ta dënojë me mosprani të dërguarën amerikane.
Parabola e shkëlqimit në mungesë, që përdoret jo rrallë në simbolikën politike, nesër do të jetë e dyfishtë: Berisha do të shkëlqejë me praninë dhe Kim me mungesën. Thënë këtë duhet ta sigurojmë veten se, sikur asgjë tjetër, jemi të bekuar me kohëra interesante.
Ambasadorja, me siguri, do donta ta shihte 'jashtë' Sali Berishën, para se të mbyllte mandatin e saj në Tiranë në të cilin jeton edhe një vit tjetër. Ish-kryeministri demokrat do donte të ishte ai përcjellësi i së 'huajës tekanjoze', e vetmja Ambasador/e në 30 vite që nuk i trokiti asnjëherë në derë. Për mirë as për keq.
I vetmi ‘takim’ mes të dyve ka qenë në hotel Rogner, në një mbrëmje të organizuar nga Ambasada për të prezantuar të sapoardhurën Yuri Kim, pak ditë pas mbërritjes në Tiranë. Që atëherë mes të dyve ka lundrur një ajsberg i madh dhe i ftohtë të cilit, si të gjithë ishujve akullnajorë, i kemi parë vetëm 1/3.
Ajo që do të shpërfaqet nesër si një tjetër titull i dramës amerikane të Sali Berishës, dhe si pjesë e repertorit me ‘shkop e karrotë’ të administarave të Washington-it, thotë disa gjëra, por jo gjithçka.
Ato që nuk thuhen, ose se nuk formulohen dot ose se lihen jashtë si pjesë e të pozicionuarit nën flamurin e ‘politikisht korrektes’, vijnë zakonisht në formën e pyetjeve ose dilemave.
Një dilemë që është e rrafshit human, dhe duket sikur nuk ka vend në politikë, por çfarë është politika veç forma e humanizimit të Leviatanit, shqetësohet nga fakti apo perceptimi, se është opozita që goditet dhe jo pushteti. Kjo pyetje duhej të bëhej edhe nëse tetë vite më vonë, dhe po aq pa pushtet, nemesis-i i Berishës, Edi Rama do të shigjetohej. Publiku do të gjente në këtë rast ‘Zotin’ që godiste Davidin, ndërkohë që falte Goliathin.
Sali Berisha është tashmë shumë i plakur, shumë vite larg pushtetit, por sidomos shumë herë i lauduar publikisht nga administratat amerikane për t’u damkosur po publikisht dhe po nga ata.
Një dilemë tjetër ka të bëjë me kohën dhe kontekstin. Pse tani? madje mund të vijë para pse?. Sepse një pjesë e publikut shqiptar mund t’i formulojë vetë disa ‘pse?’ duke u dhënë po vetë përgjigje: Sali Berisha është mujshar i pushtetit; shpesh ai zgjedh radikalen si trajektore politike; e me radhë. Por, koha kur u zgjodh lëshimi i anatemës amerikane bart disa paqartësi. Sepse, duket sikur i shërben fuqizimit të mëtejshtëm të një krahu dhe lideri politik, ndërkohë shumë i fortë, pra, duket sikur merr anë.
Amerika, këtu te ne, është thirrur përherë në skenë për ta gjykuar ndeshjen me paanësi. Kjo nevojë për të ka lindur herët, që në Konferencën e Paqes në Paris (1919), kur europianët donin ta ndanin Shqipërinë, dhe një amerikan u fut në arenë për të qenë fair.
Një dilemë e tretë, ende, me sa di, e paartikulaur, lidhet me faktin se non grata e Berishës dhe sidomos këmbëngulja për të nxjerrë me zor nga Parlamenti, ka shijen e mosnjohjes së zgjedhjeve. Duke mos njohur të drejtën e Berishës për të mos përfaqësuar disa mijra zgjedhës që sigluan emrin e tij më 25 prill, automatikisht çnjeh një fragment të zgjedhjeve të 25 prillit.
Këtu logjikës i mbyllet një tunel përpara. Nëse zgjedhjet nuk i njihen opozitës, e cila nga ana e saj ankohet për vjedhjen e tyre, krijon dashur-padashur një precedent. Ku pakica mbahet përgjegjëse për detyrimet apo përgjegjësitë e shumicës.
Nëse zgjedhjet nuk qëndrojnë, ato duhet të bien, por asnjëherë si arsye e pakicave. Kështuqë, miqtë e mi amerikanë janë në të drejtën e tyre ta kenë Berishën non grata në kufijtë e tyre, por ata duhet të zgjedhin një formulë tjetër për Parlamentin. Të cilin duhet ta çnjohin të gjithin, jo pjesë-pjesë. Sidomos jo, kur pjesët qëllojnë të jenë të pakicës.
Përjashtohen këtu rastet e zgjidhjeve deus ex machina. Por, ne vijmë nga një sistem i tillë zgjidhjesh dhe, me ndihmën e amerikanëve, 30 vite më pare, dolëm prej atij tuneli.
E duam Amerikën, por nëse e bëjmë këtë nga varka shkatarraqe e një republike bananesh, kjo nuk është afeksion, por përulje. Të përulurit janë partnerët më të këqij. Dhe tradhtarët më të shpejtë.
*Këtu në kuptimin 'paanësia', ndershmëria apo drejtësia
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38