Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nuk është aspak gjë e rrallë të ndeshësh sot, nëpër Tiranë e Shqipëri, njerëz nostalgjikë për kohët e Nanos. Mes të vjetrish, të rinjsh, të pashkolluarish apo universitarësh, dëgjon tek thonë se Nano hante, por linte dhe të tjerët të bubrronin. Ndërsa ky (duke iu referuar Ramës) i ka futur të gjitha në dorë të vet dhe katër a pesë të tjerëve.
Këtë farë liberalizmi ia mveshin edhe kohës së Berishës, shoqëruar me konotacione të tjera pozitive, përfaqësuar edhe nga kënga e njohur labe ‘o Sali o baba, kthehu se bëmë shaka!’. Te kjo nostalgji, që është më shumë fakultet apo instrument i harresës, mund ta fusim etapën e parë të reagimeve të furishme kundër intervistës së Fatos Nanos të enjten mbrëma.
Një pikëvështrim i dytë mund të lidhet me ngasjen, apo pritshmërinë, që figurat publike me njëfarë autoriteti, të marrin të njëjtin pozicion shoqëror dhe politik me ne, të kenë qasjen tonë ndaj fakteve, shkurt të mendojnë si ne. Kur, për shembull, Fatos Nano takonte Berishën apo flirtone me Metën, për t’ja futur Edi Ramës, berishistët e metistët ngazëlleheshin, ndërsa socialistët, tashmë ramistë, kërdiseshin në zemërim e sharje. Nano bëhej njëri prej ‘nesh’ për vargun e tifozëve të Berishës, dhe njëri prej ‘atyre’ për anti-tifozët. Krijohej kështu ‘tjetri pozitiv’ dhe ‘tjetri negativ’ në varësi të prirjeve, afeksioneve, interesave, pikëpamjeve etj.
Prej njerëzish që presin të tjerët të jenë vetëm ‘dhoma jehone’ të mendimeve të tyre, nuk duhet të presim asgjë; janë një zhgan që meritojnë asgjë më shumë se shpërfilljen dhe përçmimin.
Ka ndër ata që u pezmatuan nga intervista e ish-kryeministrit, prej këndesh të tjera; nga ata që prisnin prej Nanos, jo fjalë që pajtoheshin me pikëpamjet e tyre, por zërin e një autoriteti publik. Të tillë njerëz, të pakët në numër, megjithëse e dinë se dëmi më i madh që i ka bërë politika Shqipërisë është çmontimi dhe zhvlerësimi i zërave autoritarë publikë, ende shpresojnë, ende iluzionojnë se ndonjë i tillë mund të shfaqet sakaq, si një zot në mitologjinë greke.
Pritshmëria prej Fatos Nanos nga individë të tillë ishte kjo. Ata u zhgënjyen pikërisht për atë se Nano riktheu pamjet dhe sentimentet e betejave të vjetra me Berishën dhe Metën, por harroi ato edhe më të reja me Ramën. Ai iu shmang barazlargësisë, duke dëmtuar madje edhe një fakultet të karakterit dhe ligjërimit publik të tij, indiferencën. Nano nonchalant u hijezua nga Fatosi përllogaritës. Pas 10 viteve mungesë ky fakt u var mbi horizontin e Shqipërisë si kulmi i hepuar i një shtëpie të lëkundur nga tëmeti i 26 nëntorit 2019.
Cilët qenë humbësit pas shfaqjes së kokës së Nanos, ku shndrinin hilet e vjetra dhe kënaja e re?
Sfera publike dhe Nano vetë. I vetëofruar, dy herë në të shkuarën, si kandidat për President, Fatos Nano u shfaq mbëmjen e së enjtes më pak presidencial se kurrë.
Por, ai nuk ishte vetëm Fatosi. Ishte edhe Nano që kemi krijuar ne; predispozitat dhe pritshmëritë tona shoqërore e politike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38