Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
EkonoBlog/ Eksperti Artan Gjergji: Ç’duhet të bëjmë me kursimet në periudhë inflacioni të lartë?
nga Artan Gjergji*
Kjo pyetje mundon shumë njerëz kohët e fundit. Shpesh herë miq e familjarë telefonojnë e pyesin se ç’duhet të bëjnë me kursimet e tyre të cilat “flenë” nëpër depozita bankare me norma interesi dhe përfitime qesharake, ndërkohë që jeta e tyre është shtrenjtuar pafundësisht. Në fakt, pyetjet e tyre, edhe pse të artikuluara thjeshtë, janë me shumë vend, por përgjigja e një teknicieni ndaj tyre nuk është aq e thjeshtë.
Pyetja me të cilën përballem më së shumti kohët e fundit është se ç’duhet të bëjnë me kursimet e tyre në kushtet kur niveli i inflacionit ka kapërcyer tashmë nivelin e 8%. Shumë prej tyre madje janë aq radikalë sa thonë që do i tërheqin fare e t’i mbjanë në shtëpi, por kjo absolutisht është një zgjidhje jo racionale sepse ky veprim përfshin, jo vetëm rrezikun financiar (norma e kthimit të munguar), por edhe rreziqe të tjera fizike si vjedhja, zjarri, apo tërmeti.
Po cilat mund të jenë disa zgjidhje të rekomanduara thjeshtë? Personalisht mendoj (dhe s’jam i vetmi) që çdo produkt financiar në treg ka shumë vlera dhe si i tillë, duhet përdorur në mënyre sa më masive nga popullata. Sa më shumë njerëzit të fillojnë t’i përdorin produktet financiare, aq më shumë do të fillojnë të mësojnë e të kenë informacion në lidhje me ndikimin e tyre financiar, e aq më shumë do arrijnë të menaxhojnë burimet e tyre financiare në mënyrë më efektive.
Nëse përgjigjen e pyetjes së më sipërme e shohim në spektrin afatshkurtër, çdo investim, norma e kthimit të të cilit është më poshtë se norma e inflacionit (8%), përbën një ekspozim (investim) me humbje. Aktualisht asnjë instrument financiar nuk ka një normë kthimi kaq të lartë (përveç obligacioneve të thesarit 15 vjeçare, por aty i bie që investitori “bllokon” kursimet në fonde shumë afatgjatë). Me fjalë të tjera, as depozitat bankare, as fondet e pensionit, as fondet e investimit, as pasuritë e patundshme e asnjë instrument apo aset tjetër nuk na sjell këtë normë kthimi.
Parë në këtë këndvështrim, i bie që paratë të gjitha duhen hedhur vetëm në biznes, në mënyrë që të na japin mundësinë të kemi normë kthimi më të lartë, por edhe këtu vlen rregulli “kthimi i lartë, rreziku i lartë” (pra as këtu nuk ka garanci në kthim). Kështu që, zgjedhjet dhe prioritetet janë të individit. E megjithatë, duhet thënë që investimi në instrumentet aktuale, me të vërtetë nuk na siguron norma më të larta se inflacioni, por nëse e zgjedhim (për shkak të mungesës së alternativave) na redukton humbjen. P.sh. në bazë vjetore humbasim nga inflacioni 8%, por fitojmë nga një instrument financiar 5%, kështu që i bie që reduktojme humbjen, e në vetvete edhe ky nuk është një veprim i keq.
Një tjetër element alternativ për të përfituar sa më shumë nga situata inflacioniste mund të jetë vendimi që me paratë e pa-angazhuara (kursime) që kemi në zotërim, të mbyllim kreditë që kemi në sistem. Qytetarët duhet të kuptojnë se bankat apo institucionet e kredidhënies janë të mbrojtur nga pikëpamja kontraktuale kundrejt rritjes së normave të interesit. Kjo dmth që këto institucione e kanë parashikuar nëpër kontrata të drejtën e tyre për të ndryshuar normat e interesit në përputhje me kushtet e reja të luhatshmërisë së tregut. Për rrjedhojë kostot e kredive që qytetarët kanë individualisht apo si biznese, të shtrenjtohen në vijimësi për shkak të rritjes së normave të interesit. Kjo është arsyeja që nëse keni kursime në këto kohë (nuk ka rëndësia vlera, apo sasia), të cilat nuk i mbroni dot nga inflacioni apo nuk i investoni dot në norma të kënaqshme kthimi, atëherë paguani një pjesë të principalit tuaj të kredisë dhe reduktoni në mënyrë të ndjeshme kostot e tuaja të kredisë duke lehtësuar dukshëm detyrimet tuaja.
Parë në këndvështrimin afatgjatë të përfitimeve personale, duhet thënë që i vetmi instrument që rekomandohet, pavarësisht çdo lloj krize apo situate financiare, është përfshirja në një skemë pensionesh alternative (private) si një investim afatgjatë për veten tuaj, pais ju mundëson një pension shtesë nga ai shtetëror në të ardhmen. Këto skema janë shumë të ngjashme me një depozitë bankare, pasi paratë që kontribuon çdo individ, shkojnë vetëm në llogarinë e tij personale, dhe përveç principalit të investuar nga vetë individi, shtohen edhe fitimet që vijnë nga investimet që bën fondi me këto para. Bazuar në legjislacionin shqiptar, vlera minimale ligjore për të blerë kuotat e një fondi privat pensionesh është 1.000 lekë të reja në një muaj, një vlerë kjo simbolike, aq sa një individ i harxhon në mënyrë modeste për shpenzime kafeje në vetëm 2-3 ditë. Përveç kësaj, investimi në një fond pensioni ju ndihmon të shmangni tatimin mbi të ardhurat, duke e shumëfishuar përftimin e individëve që bëhen pjesë e skemave të pensionit privat. Sipas legjislacionit aktual në fuqi, çdo vlerë e përafërt deri në 16.500 lekë në muaj apo 200.000 lekë në vit, përjashtohet nga detyrimi për pagimin e tatimit mbi të ardhura duke i kursyer çdo qytetari maksimumi një vlerë prej 30.000 lekë në vit. Gjithashtu, investimi në këto fonde i sjell qytetarit shumë përfitime të tjera, duke filluar nga përfitimi i normave më të larta të kthimit krahasuar me instrumentet aktuale në treg, investimi me vlera të vogla, përfitimi nga një administrim profesional i fondeve, e kështu me radhë. Sido që të jetë inflacioni apo çdo lloj situate, përfshirja në një skeme pensionesh është një investim me shtrirje kohore afatgjatë, dhe si e tillë i jep mundësinë fondeve që të amortizojnë çdo lloj luhatjeje, duke u sjellë mjaft përfitime qytetarëve që kanë investuar me kursimet e tyre.
*Shkruar për Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38