Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opinion/ Turizmi: të fitosh një betejë, por të humbësh luftën
nga Agron Gjerasi
Kjo verë e nxehtë shqiptare, me turiste “përtej” pritshmërive, seç më kujtoi një verë të largët në Boston, USA (ku jetoj prej më se 30 vjetësh)…
Duhet të ketë qenë vera e vitit 1996 kur punoja te Chicago Pizza, një piceri në Malden, një qytet në periferi të Bostonit, me pronar Oktay-n, një turk rreth të dyzetave në atë kohe, që nuk kishte fare pasion apo dedikim në punën që bënte, e fitonte një minimum prej rreth $3,000 në muaj të cilat i bënte rrush e kumbulla, çdo të diel në kazino.
Një ditë vjen për vizitë, Kerimi, një shoku i tij turk që kishte një piceri të madhe në të njëjtin qytet dhe ishte shumë i suksesshëm në punën që bënte, ndërsa fitonte mbi $12,000 në muaj (në biznesin e picerive këtu në Boston të paktën, sa është xhiroja javore aq është fitimi në muaj me përafërsi).
Pasi pinë nja dy gota, Oktay e pyet si arriti që për dy vjet të kalonte nga një picë e vogël sa e jona, me të njëjtin fitim, në këtë picën e re ku fiton 3-4 herë më shumë. Meqë isha edhe unë në tavolinë u detyruan ta bënin bisedën Anglisht.
Siç e di edhe ti, fillon tregimin Kerimi, e hapa picën në të njëjtën kohë me ty, rreth 4 vjet më parë dhe fitoja sa për të mbajtur familjen, pa më tepruar ndonjë gjë e madhe. Punoja me dedikim dhe përkushtim dhe klientët e rregullt më donin dhe vinin prapë sepse gatuaja ushqimin me dashuri dhe i trajtoja me respekt.
Kisha një furrë të vogël që bënte 4 pica njëherësh, sa kjo e jotja, dhe rrallë kishte më shumë se dy pica në të njëjtën kohë Brenda, me përjashtim të pikut të drekës dhe darkës. Me një fjalë kisha mundësi të bëja më shumë, por duhej rritur klientela. Çfarë bëra? Vlerësova sa e kisha takatin për më shumë dhe shpërndava fletushka reklamë çdo javë për rreth ½ viti në lagjen ku punoja, në një rreth prej jo më shumë se 100 metra nga lokali. Reklamoja çmime shumë të leverdisshme për orë të caktuara të ditës, kur kisha mundësi për më shumë punë. Ndërkohë shtova dy punëtorë të tjerë.
Dhe reklama e bëri punën. Filloi të binte telefoni shume më shpesh, gati gjithë ditën (punoja 12 orë në ditë 10 të mëngjesit me 10 të darkës) dhe të ardhurat mu dyfishuan.
Kur e pashë që kisha mundësi për më shumë, por kapaciteti i furrës dhe hapësira e lokalit nuk më lejonte, shita lokalin dhe bleva një lokal të ri aty pranë, me shumë më tepër hapësirë, dhe në furrë ku piqje deri në 10 pica njëherësh.
Pasi u sigurova që klientët e vjetër qëndruan besnikë, dërgova reklama në një rreth deri në 200 metra nga pica…pastaj 300, pastaj deri ne 3-4 milje, dhe ja ku jam tani me katërfishin e të ardhurave dhe kam filluar të ble shtëpi e t’i jap me qira.
Lemë, o Zot të rroj! Vetëm për shëndet i lutem Zotit se tërë të tjerat m’i plotësoi.
Ditën tjetër, Oktay vendos të ndjekë shembullin e shokut të tij me një ndryshim “të vogël”: Shpërndau fletushka reklame në tërë qytetin!
E kur ia filluan telefonatat e porosive pa mbarim… ne nuk kishim kohë të merrnim frymë. Furra dhe personeli nuk i përballonin dot, disa pica u çuan të pabëra, disa të tjera të djegura, disa shkuan në destinacion pas 2 orësh, kur njerëzve u kishte ardhur dhe ikur oreksi, disa të tjera.
Telefoni nuk pushonte sa Oktay u detyrua ta linte hapur që t’u dilte i zënë.
Ç’tu them? Kaos i vërtetë!
Javën e parë fitimet shkuan nga $3000 në $10,000, të dytën në $7000, të tretën në $3000 dhe të katërtën në më pak se $2000, ndërsa ankesat dhe sharjet nuk kishin të mbaruar, mjerë shoferi çfarë dëgjoi kur u çonte ushqimin në shtëpi.
Kush ka veshë të dëgjojë, le të dëgjojë… është një histori e vërtetë dhe një mësim për shumëkënd që merret me biznes.
Siç e ka thënë aq bukur populli ynë, “shtri këmbët sa ke jorganin” apo “tafmaja e madhe të le pa gja”, siç e themi ne nga Elbasani.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38