
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori

Sami Repishti/ Panorama
Më 3 nandor 2020, në Shtetet e Bashkueme do të mbahen zgjedhjet katërvjeçare për Presidentin e ri amerikan. Zakonisht, zgjedhjet mbahen të martën e parë të muejit nandor dhe zgjasin vetëm nji ditë.
Kanë të drejtën e votës vetëm ata qytetarë amerikanë dhe emigrantë me rezidencë permanente që janë të regjistruem për votim. Kësaj radhe mendohet se do të votojnë rreth 150 milionë persona. Shifër rekord…
SHBA ka shumë parti politike; prej tyne dy janë të mëdha me marrë pjesë në konkurrencën e zgjedhjeve: Partia Demokratike dhe Partia Republikane. E para ka programe progresive; e dyta mban qëndrime konservatore.
Në votimet e fundit, 2016, mandatin e mori Presidenti Donald J. Trump për nji periudhë katërvjeçare. Kjo periudhë mbaron në datën 20 janar 2021, 70 ditë mbas përfundimit të zgjedhjeve, ditën kur edhe Presidenti i zgjedhun ban betimin para publikut, në prezencën e kryetarit të Gjykatës së Naltë dhe nji numri autoritetesh që përfaqësojnë administratën amerikane në kryeqytet dhe në shtetet tjera. Ma shumë se nji milion qytetarë dëshmojnë këtë ceremoni. Kjo periudhë quhet “tranzicion”.
Në përfundim të numërimit të votave ditën e zgjedhjeve, Komisioni për Mbikëqyrjen e Zgjedhjeve ban njoftimin zyrtar dhe fituesin me votat ma të shumta. Kandidati që humb, zakonisht i telefonon kandidatit fitues se pranon rezultatet e zgjedhjeve dhe uron Presidentin e ri në detyrën e marrë. Por, SHBA ka edhe nji procedurë jo të zakonshme: Kolegjin Elektoral. Ky institucion qytetarësh, të njohun si “electors”, ka 538 elektorë dhe secili përfaqëson votuesit e nji shteti të caktuem. Janë pikërisht këta elektorë që vendosin përfundimisht për Presidentin e ri. Po sa të përfundojë numërimi i votave të elektorëve, zyrtarët e zgjedhjeve njoftojnë kandidatin që ka fitue shumicën e votave (270 plus). Elektorët mblidhen më datën 24 dhjetor dhe votojnë. Zakonisht, elektorët votojnë për kandidatin që fiton shumicën e votave në shtetin e tyne. SHBA ka 50 shtete, disa të vogla nën nji milion, dhe disa, si Kalifornia, 40 milionë banorë. Shtetet e vogla numerikisht kanë të drejtën e nji “elektori”, por përfitojnë edhe dy elektorë të tjerë me ngritë peshën në votim. Ky koncesion quhet “federalizëm”, që përfaqëson frymën federaliste.
Mbas deklarimit të fitimtarit, përfaqësues të administratës së kalueme dhe asaj të ardhme takohen periodikisht dhe bajnë transferimin e autoritetit me të gjitha hollësitë e nevojshme, sidomos zyrtarët e ngarkuem për shërbime sekrete shtetnore. Nji ose dy takime bahen edhe në mes të dy ish-kandidatëve, ku shkëmbimi i informatave ka karakter tepër sekret, sidomos në fushën e armëve nukleare. Kjo ashtë, në përgjithësi, forma e ndjekun me sukses tradicionalisht.
Zgjedhjet e reja dhe përfundimi i tyne kanë tregue se ka mundësi që njeni kandidat, sidomos ai që humbet, vendos të mos pranojë rezultatet e Komisionit dhe të refuzojë dorëzimin e pushtetit. Në këtë rast, kandidati Trump dhe kandidati Biden. Kjo situatë e krijueme nga deklaratat e Presidentit Trump se “zgjedhjet janë të montueme” dhe se ai nuk do të pranonte rezultatet e Komisionit të Zgjedhjeve, kanë shkaktue shqetësime të mëdha dhe tensione politike, që, nëse realizohen, do të jenë shkatërrimtare për demokracinë amerikane. Amerika, me peshën e saj të madhe në të gjitha kontinentet, do të shkaktonte dridhje tektonike në botë, dhe nji ndamje në mes shtetesh pro demokratike dhe ato gjysmë totalitare, sidomos në Europë, ku rreshtohen Hungaria, Polonia, Sllovakia, Turqia e tjerë… Efekti i parë i këtij zhvillimi negativ do të ishte prishja e Bashkimit Europian ashtu si e njohim ne sot.
Prandej, zgjedhjet e 3 nandorit 2020, kanë nji randësi të dorës së parë.
Në edicionin e saj të 2 tetorit, gazeta shqiptare “Tema” botonte përkthimin e nji artikulli të shkruem nga tre autorë të njohun të skenës gazetareske gjermane (Becker, Hoffmann, Matler) ku flitet për mundësinë e nji skenari të tillë. “Çfarë do të ndodhë sikur Donald Trump të refuzonte largimin nga detyra dhe pretendon para kohe dhe në mënyrë të paligjshme fitoren,- shkruen gazeta,- dhe mban presidencën e republikës edhe për nji mandat katërvjeçar?”. Pyetja tmerron Berlinin dhe Brukselin. Europa po përgatitet për atë ma të keqen e asaj që mund të ngjasë në Uashington, D.C.., shkruen “Tema”. Në nji raport të gazetës “Der Spiegel” të derguem nga Uashingtoni theksohet se nji skenar i tillë nuk mund të shpërfillet. Raporti vë në dukje se SHBA rrezikon të bjerë në nji krizë të këtillë, e cila mund të zgjasë disa muej dhe të ketë pasoja shumë negative për pjesën tjetër të botës. Gjermanët mendojnë se në këtë gjendje i gjithë rendi botëror ashtë në balancë.
Para nji skenari të këtillë, udhëheqësi demokrat i Senatit Amerikan, senatori Menendez (D. N.Jersey) paraqiti nji “report”, ku thuhet se “…pasojat e fjalëve dhe veprimeve të Donald Trump-it kanë qenë pothuajse pa dyshim negative për popullin amerikan dhe për interesat afatgjata të SHBA-ve si fuqi globale”. Ai i referohej rastit fatkeq të incidentit kur nji grup “supremacistësh të bardhë” tentuen grabitjen e guvernatorit demokrat te Michigan-it, gjykimin dhe ekzekutimin e saj për arsye të korrektesës në marrjen e masave të nevojshme për luftimin e virusit COVID19. Pak ditë ma vonë, ky skenar u përsërit edhe për guvernatorin demokrat të shtetit Virginia. Konspiracioni u zbulue me kohë dhe 14 aktorë u arrestuan dhe do të dalin para gjyqit. Nji javë ma parë, nji djalosh 19-vjeçar, përkrahës i Presidentit Trump, u kap 4 km. larg banesës së kandidatit demokrat J.R.Biden, Jr., me nji makinë të mbushun me armë e municion dhe me shënime për vrasjen e kandidatit Biden. Ai u arrestue dhe do të dalë para gjyqit.
Kandidati presidencial demokrat, Joseph R. Biden, Jr., në nji analizë të botueme në “Foreign Affairs”, mars-prill 2020, shkruen: “Nga çdo kand që të vështrojmë, kredibiliteti dhe influenca e SHBA-ve në botën tonë ashte pakësue… Donald Trump ka zvogëlue, dobësue, në disa raste abandonue aleatët e SHBA-së. Ai ka sulmue shërbimet tona informative të udhëhequna nga profesionistë, nga diplomatë, ashtu edhe si forcat e armatosuna. Ai ka forcue kështu kundërshtarët tanë: Korenë e Veriut, Iranin, Sirinë, Afganistanin, Venezuelën etj. Ai ka krijue konflikte tregtare të panevojshme që damtojnë klasën e mesme. Ai ka hequr dorë nga politika që mbledh rreth vetes shtete që bashkëndajnë vlerat tona, nji orientim që forcon kombin tonë e na bashkon si popull.
Senatori Ben Sasse (R. Nebraska) qorton: “Mënyra si (Presidenti) përqafon me paturpësi diktatorët, due të them mënyra si injoron gjendjen e popullit mysliman Uighur të mbyllun literalisht në kampe përqendrimi në Xinjiang edhe sot e kësaj dite. Ai nuk lëvizi nji gisht me ndihmue demonstratat pro demokraci në Hong Kong… Udhëheqja e tij gjatë krizës së epidemisë nuk ka qenë as e arsyeshme, pa sensin e përgjegjësisë dhe as e drejtë”. Me shifrat e nalta të viktimave të pandemisë (po i afrohemi shifrës frikësuese 250.000 të vdekun) nji pjesë e madhe për gabime dhe pa aftësi udhëheqje, COVID ashtë ba problemi i parë i SHBA-së.
Prandej, votimet e 3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!
Analisti i mirënjohun i gazetës “The NYTimes”, Thomas L. Friedman, më 2 tetor shkruante: “Me rizgjedhë Trumpin, do të ishte nji ‘marrëzi kolektive’; masoshizmi në ditët e pandemisë nuk ashtë trimni, as nji akt çlirimtar; ashtë nji marrëzi e rrezikshme; mbyllja e disa aktiviteteve nuk ashtë kufizim lirie, ashtë mbrojtje kundër vdekjes nga virusi. Shkencëtarët nuk janë politikanë: fjala e tyne ashtë vendimtare, pavarësisht nga ‘politikanët’, sepse jo gjithçka në veprimtaritë tona ashtë ‘politikë’”. Prof. Dov Seidman, drejtor i Institutit LRN and Hoë, këshillon: “…Sot, na kemi nji krizë reale udhëheqje dhe autoriteti; populli nuk din ma cilin udhëheqës me besue, dhe cilin me mbështetë. Ajo që ashtë e qartë ashtë se udhëheqësit që na kujtojmë e admirojmë janë ata që historia nderon. Presidenti Tump nuk ashtë njeni nga ata”.
Prandej zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!
Analisti Frank Bruni shkruen: “Amerika ashtë para nji rreziku të madh. Mos gaboni! Ky vend i yni tashma pa cilësi qytetare, ashtë në prag të nji situate që nuk mund të kontrollohet sepse institucionet e tij janë degradue kaq shumë, sepse partizania konsumon energjitë tona, dhe sepse Trump, që pruni në pushtet këto vese, ashtë mobilizue me rrënue Amerikën; e Partia Republikane nuk përdorë frenat me pengue” (“The NYTimes”, 27 shtator). Kjo gazetë përmbledh situatën e krijueme nga Presidenti me këto fjalë: “gënjeshtra-zemërim-korrupsionpaaftësi-kaos-kalbëzim. Duhet të ndalojmë këtë krizë kombëtare”. Unë e quej “nji tragjedi amerikane”!
Avokati personal i Presidentit, Michael Cohen, shkruen: “Ashtu siç e kam thanë që në fillim, Trump ashtë nji mafioz, shkurt e thjeshtë”. “Presidenti ofendon njerëzit me sjelljen e tij, me gjuhen e tij, me mesazhet e tij…”, shkruen Ty Cobb, ish-avokati i Shtëpisë së Bardhë. “Donald Trump ashtë i pari President që nuk përpiqet me bashkue popullin amerikan… Na kemi mundësi me qenë të bashkuem pa ate, tue marrë fuqi nga forcat tona në shoqëninë tonë civile”, shkruen Gjeneral Mathis, ish-sekretar i Mbrojtjes. “Trump ka damtue atdheun…me përhapje të urrejtjes dhe ndasive që e kanë ba popullin amerikan ma pak të sigurt”, thotë Miles Taylor, ish-shef i Departamentit të Sigurimit të vendit. “Nji individ që ashtë shumë i padisiplinuem…”, gjykon Rex Tillerson, ish-Sekretar i Shtetit. “Ai ka dalë jashtë binarit. Dhe ata të ndershmit që e shërbejnë e dijnë që ashtë i çmendun”, komenton Anthony Scaramuçi, ish-drejtor i Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. “Presidenti sheh konspiracione kudo dhe mbetet jashtëzakonisht i painformuem si punohet në Shtëpinë e Bardhë, aq ma pak në Administratën e madhe federale…”, shkruen diplomati John Bolton, ish-drejtor i Këshillit Kombëtar të Sigurimit.
Prandej zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!
Artikulli i Jeffrey Goldberg në revistën “The Atlantic” na paralajmëron se ka shumë mundësi- ashtu si u konfirmue pak orë ma vonë nga vetë Presidenti Trump me komentet e tij se “… ai (Trump) ka mundësi që të kontestojë zgjedhjet në nji mënyrë që lejon me qendrue në fuqi, pavarësisht se çka populli amerikan dëshiron dhe voton”. E pabesueshme, por e vërtetë!
Prandej, zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!
Para se të shkojmë në qendrën e votimit, bashkëshortja ime dhe unë, dy pleq tashma të krrusun, do të pyesim veten: “Çka kemi mësue gjatë këtyne katër viteve të kalueme; dhe çka kanë mësue ata që e përkrahën këtë administratë të personifikueme nga nji individ narcizist inextremis, gënjeshtar patologjik dhe i rrezikshëm, për vete e për të gjithë kombin amerikan.
Donald Trump nuk ashtë nji shfaqje spontane që rrethanat politike në SHBA e shpjegojnë! Gjatë këtyne 50 viteve të fundit “…kahet pozitive (në politikën amerikane) janë kthye mbrapa, si anëtarësia në organizatat qytetare ka ra shumë, polarizimi politik ashtë keqësue, mosbarazia ekonomike ashtë rritë, mirëbesimi social ashtë fundosë, pjesëmarrja në lutje fetare ashtë pakësue, mobiliteti social ka ra, vdekjet nga dëshpërimi janë shtue shumë, e kështu me radhë”, shkruen Op-Ed, shkruesi i “NY Times”, David Brooks. Ai vazhdon: “Ndryshime rrënjësore janë ba në botëkuptimin dhe në kulturën amerikane. Historia e eksperimentit amerikan të shekullit 20 ashtë njena nga ngritjet drejt nji forcimi të solidaritetit, të ndjekun nga ramja e thellë drejt individualizmit në rritje. Nga ‘unë’ në ‘ne’ dhe përsëri në ‘unë’…, nji ‘unë’ ku mbështetet e gjithë struktura mendore e Presidentit Trump”, shpjegon ai. Qytetari Donald Trump qëndron si nji figurë e vetmueme, pa asnji rival, në historinë moderne të Amerikës. Në editorialin e datës 19 tetor 2020, gazeta me influencë ndërkombëtare “The NY Times” jep këtë gjykim: “Ne jemi para zgjedhjeve në këto ditë të pandemisë. Megjithatë, republikanët diskutojnë mbi taktikat agresive që synojnë, sipas disa akuzave, asgjësimin e votave Demokrate. Presidenti Trump ka mbjellë dyshime në avantazhin e votimeve me korrespondencë postare në këto ditë të vështira dhe ka përsërit se refuzon me premtue nji tranzicion paqësor të pushtetit në rast të humbjes në votime. Demokratët shpresojnë për nji pjesëmarrje masive në votime (“blue ëave-valë blu”) të mjaftueshme me pengue akrobaci të tilla të rrezikshme”.
Për katër vite të gjata, kongresistët republikanë heshtën para sulmeve shkatërrimtare të Presidentit Trump. Vetë Partia Republikane, me nji të kalueme të lavdishme si Partia e Abraham Lincoln-it, u kthye në “Trump Party”, tue pranue politikën e rrezikshme të ‘kultit të individit’, që karakterizoi diktaturat fashiste, naziste e komuniste, e që shqiptarët njohin shumë mirë. Ata heshtën kur Presidenti Trump abandonoi aleatët tonë ushtarakë në Europë e në Azi; sulmoi institucionet qeveritare të vendit, dhe nxiti sentimentet raciste e frikën në popull.
Sot, ata janë para votimeve, ku ka shenja se kongresistët republikanë kanë arrit në përfundimin se Presidenti Trump do të pësojë humbje të thellë dhe bajnë përpjekje me shpëtue pozitat e tyne personale në Kongres. Ata flasin për nji fytyrë tjetër republikane, që nuk ashtë ajo e Trump-it dhe për forcimin e identitetit të humbun republikan.
Tërheqja e përkrahjes për Presidentin ka qenë e dukshme në deklaratat e shumë figurave me randësi publike të Partisë Republikane që dënojnë abandonimin e vlerave dhe parimeve tradicionale republikane. Ky moment reflekton edhe frikën se me humbjen në votime, kongresistët republikanë mund të fundosen bashkë me Presidentin. Nji skenar i njohun nga të gjithë. Gjithashtu, tashti flitet haptas se qarqet republikane punojnë intensivisht për rindërtimin e PR mbas humbjes, që parashikohet të jetë e thellë në votime. Ma shumë se dyzet personalitete republikane kanë dhanë dorëheqjen dhe janë deklarue botënisht si “kundërshtarë” të Presidentit.
* * * Jam jashtëzakonisht i zhgënjyem nga situata politike në SHBA; por jam i bindun se ky sentiment vjen edhe nga simpatia e ime pa kufi për SHBA që në vitet e rinisë sime studenteske, kur SHBA mendohej si “toka e shenjtë” e së tashmes dhe e së ardhmes për të gjithë. Koncepti “exceptionalism” nuk i referohet pasunisë përrallore të vendit, as edhe fuqisë superiore ushtarake të vendit; ai sentiment vjen nga aftësia e Shteteve të Bashkueme të Amerikës me u tregue si vendi i parë në histori që eksperimenton me krijue “atdheun universal” për të gjithë dhe për të gjitha, në nji atmosferë ku mbretnon liria dhe drejtësia universale pa dallim, pa përjashtim!
Nji andërr? Ndoshta! Por nji andërr që frymëzon aksione qytetnuese dhe në anën e duhun të historisë, e konceptueme si marshi solemn i mbarë njerëzimit drejt lirisë së plotë për të gjithë, kudo që jetojnë!
Ashtë ky sentiment fisnik e thellësisht humanitar që justifikon çdo sakrificë!
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
