Pagat e lojtarëve, Neymar ka një diferencë të frikshme me të tjerët

“Actu Foot” së fundmi ka publikuar pagat vjetore të futbollistëve në Francë, ashtu si edhe fitimet nga marketingu. Kur sheh listën e 10 lojtarëve më të paguar, kupton dominimin që ka PSG, sepse janë 9 nga kjo skuadër dhe vetëm një nga Monaco.

Ky i fundit është Ben Yedder, sulmues në Principatë, i cili përfiton 8.4 milionë euro në sezon. Në vendin e parë mbetet braziliani Neymar me 48 milionë euro në vit, plot 27 milionë euro më shumë se shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe, i cili arkëton 21 milionë euro në vit.

Kjo është realisht një diferencë vërtet e frikshme nga vendi i parë tek i dyti. Treshen e plotëson Edinson Cavani me 18 mln euro në vit, ndjekur më pas nga Verrati, Silva, Marquinhos dhe Di Maria.