Flash News

KRYESORE

Pak metra nga zyra e Metës, Rama u jep porositë e fundit dy të besuarve të tij

Pas takimit të zhvilluar me Ilir Metën, në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka preferuar t’u japë disa porosi dy të besuarve të tij, pak metra larg zyrës së aleatit në qeveri.

Rama është filmuar teksa bisedonte me deputetin Taulant Balla dhe sekretarin e Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, përpara se të hipte në makinë.

Porositë kanë qenë të shpejta dhe Balla me Agaçin janë larguar në këmbë nga Kryesia e Kuvendit.

Ditën e djeshme, mazhoranca dhe opozita nuk ka arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht negociatave në prani të delegacionit të BE-së.

Të fundit