Flash News

KRYESORE

Pas një muaji pushim rinisin seancat plenare, parlamenti hap dyert edhe për qytetarët

Pas një pushimi prej rreth një muaj, Kuvendi i Shqipërisë nesër do të rinisë seancat duke hapur sesionin e VI-të të Legjislatures se IX-të.

Kuvendi do të diskutojë në këtë legjislaturë një nga çështjet më të diskutuara, atë të reformës zgjedhore, ku maxhoranca dhe opozita arritën të binin dakord, pasi u ulën në tyrezë. Nga ana e saj opozita paraqiti tre kushtet për të garantuar  konsesus.

Seanca e nesërme, e cila do të jetë formale do të nisë në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë këto pika, si më poshtë:

  1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
  3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar - 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
  5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
  6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të  organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)

Po ashtu në datën 22 janar, salla e Parlamentit do të hapet për të gjithë qytetarët. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi në një status në Facebook.

"Dëshironi të vizitoni sallën e seancave ku diskutohen dhe miratohen ligjet? Jeni të mirëpritur! Ditën e Mërkurë, 22 janar 2020, nga ora 10:00- 20:00, salla e seancave plenare e Parlamentit Shqiptar do të jetë e hapur për publikun", shkruan Hysi.

Të fundit