Flash News

KRYESORE

Përçahet opozita e re; 6 deputetë dalin hapur pro votimit të marrëveshjes, mazhoranca një hap larg miratimit të Kodit Zgjedhor

Përçahet opozita e re; 6 deputetë dalin hapur pro votimit

Mazhoranca është një hap larg drejt plotësimit të votave të nevojshme për miratimin në parlament të Kodit Zgjedhor të ardhur pas marrëveshjes së Këshillit Politik në 5 qershor.

6 deputetë të opozitës parlamentare kanë deklaruar ditën e sotme se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare të 23 korrikut.

Kanë qenë fillimisht deputetët Artur Roshi, Fationa Dhimitri dhe Besnik Troplini që përmes një prononcimi për media u zotuan për votimin e draftit të marrëveshjes pa qenë nevoja për ndryshime. Kjo pasi sipas tyre konsensusi për këtë reformë është kusht për integrimin e vendit drejt BE-së.

Më pas, vendimit të deputetëve opozitar për të votuar kalimin e reformës në Parlament gjatë seancës së 23 korrikut i janë bashkuar edhe deputetët Suzana Topi, Gjetan Gjetani dhe Lefter Maliqi.

Kështu në një përllogaritje të thjeshtë, me 6 deputetët e vetëdeklaruar pro votimit të marrëveshjes dhe 74 votat e PS, 1 PSD, arrihet totali 81 vota, 3 vota larg numrit të nevojshëm për kalimin me shumicë të cilësuar të reformës në 23 korrik.

Deputeti i grupit parlamentar demokrat Myslym Murrizi deklaroi ditën e sotme se janë rreth 11 deputet pro marrëveshjes, ndërsa në këtë mënyrë sipas tij bëhet shumica e nevojshme për të kaluar Kodin në Parlament dhe mos lejuar Ramën të bëjë lojëra.

“Marrëveshjen e bëmë në sy të ndërkombëtarëve ndaj s’kemi pse të fshihemi dhe të shkojmë ta votojmë sa më parë. Tashmë janë 86 vota dhe të shkojmë ta votojmë Reformën Zgjedhore dhe mos të lejojmë Ramën të bëjë lojra”, theksoi ndër të tjera Murrizi.

Refreuar rrjedhjes së votave të opozitës së re, duke braktisur nismën për lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore, ka reaguar ashpër kreu i grupit parlamentar demokrat, Msylim Murrizi. Me tone të ashpra ndaj kolegëve të tij opozitarë, Murrizi shkruan se: “Hajdutët e politikës kanë harxhuar paratë e vjedhura për të gjetur suflerë nga jashtë për të ruajtur karriget e pushtetit.”

“Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE. Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh”, vijon më tej Murrizi, ndërsa e konsideron aktin e tyre, rikthimin zyrtar të opozitës jashtëparlamentare në Kuvend.

Të fundit