Flash News

KRYESORE

Përflitej për një debat mes tyre pas Festivalit të Këngës, Vera reagon për Alketën

Përflitej për një debat mes tyre pas Festivalit të
Disa thanë që kishte një debat, e të tjerë u shprehën se ishte inskenim, megjithatë sipas mediave; balancat mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës "u lëkundën" pas Festivalit të Këngës. Vetë Vera nuk kishte bërë asnjë reagim apo deklaratë mbi këtë temë edhe pse Alketa regoi në të gjitha platformat ku i dëgjohej zëri. Mbrëmë, Vera ka reaguar për herë të parë duke shprehur gjithë dashamirësinë që ka për partneren e saj prej vitesh në skenë: “20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund.”

Të fundit