Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrja e opozitës në Këshillin Politik, Vasili-Gjiknurit: Ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’

Pjesëmarrja e opozitës në Këshillin Politik,

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur deklaratave të bashkëkryetarit të reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kur tha se ‘mospjesëmarrja e opozitës në Këshillin Politik nuk mund të mbajë peng këtë proces.

Petrit Vasilit, anëtar i Këshillit Politik i përgjigjet Gjiknurit që të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik.

“Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës.

Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik.

Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre.

Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit.

E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve.

Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja”, reagon Vasili.

https://politiko.al/zgjedhorja-hajdari-jo-te-gjitha-propozimet-te-realizueshme-gjiknuri-reforma-do-votohet-edhe-pa-dakordesine-e-opozites/

Të fundit