Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa dominon në nominimet për "Grammy 2021"

Dua Lipa dominon në nominimet për "Grammy 2021"

Tre më të nominuarat për çmimet "Grammy 2021" janë Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa.

Beyonce është e nominuar në 9 kategori, në katër prej të cilave me "Black Prade" - që është një himn protestë që u publikua në kulmin e protestave këtë verë në Amerikë "Black Lives Matter".

Pas Beyonce-s është Taylor Swift me 6 nominime. Po ashtu, këngëtarja Dua Lipa është e nominuar për 6 çmime:

  • "Albumi më i mirë i vitit”
  • “Albumi më i mirë Pop Vokal” - Future Nostalgia
  • “Regjistrimi i vitit”
  • “Kënga e vitit”
  • “Performanca më e mirë solo Pop” - Dont’start noë
  • “Bashkëpunimi më i mirë pop” - Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

Vitin që lamë pas, Dua mori dy çmime "Grammy" duke hyrë në histori si shqiptarja e parë që merr dy çmime të tilla.

 

Të fundit