Flash News

POLITIKOFF

U tha se Einxhel dhe Beniada nuk flisnin më, modelja sqaron si qëndron raporti me moderatoren

U tha se Einxhel dhe Beniada nuk flisnin më, modelja sqaron si qëndron

Në shtëpinë e BBV, një nga miqësitë më të forta që u krijua ishte ajo "Einxhel-Beniada". Por pasi kanë dalë jashtë shtëpisë, dyshja nuk janë parë në asnjë moment nën shoqërinë e njëra-tjetrës, ndonëse kanë takuar disa banorë të tjerë.

Ditët e fundit, është përfolur se Einxhel dhe Beniada kishin prishur miqësinë, pikërisht për shkak të komenteve negative të mamasë së Beniadës kundrejt Einxhelit.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Beniada, e cila përmes një bisede me ndjekësit mohoi se ka prishur raportet me Einxhel. Kur ndjekësit e pyetën nëse diçka e tillë është e vërtetë, Beniada u përgjigj se ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen shpesh, ama janë takuar dhe nuk ka asnjë arsye për hatërmbetje.

Ajo tha se krijimi i jetës së re në Tiranë nuk po i lë kohë as për familjarët, ama me Einxhel nuk ka një krisje të miqësisë.

U tha se Einxhel dhe Beniada nuk flisnin më, modelja sqaron si qëndron

Të fundit