Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Vetëflijohen nënë e bijë, besimtare të Jehovait, vajza kishte 5 muaj e vdekur në shtëpi; besonin në ringjallje

Policia: Vajzat ishin të arsimuara, nuk ishin ushqyer prej kohësh

█Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri deklaroi se 11 deputetë të grupit parlamentar demokrat po përgatiten për një lëvizje të re politike.

█Zv.ministri Artan Shkreli bën deklaratën e rrallë për 2 korrikun: Një javë përpara, pati takime të fshehta me ambasadën gjermane

■ Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar online prioritetet e organit të akuzës në kuadër të luftës kundër krimit për vitin 2020.

■Është rritur numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 3 persona të tjerë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

■Partia Demokratike, nëpërmjet  Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që në seancën e radhës të  ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

■ Me 108 vota pro në Kuvend, 5 kundër dhe 4 abstenim Arben Shehu është zgjedhur kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura e tij u propozua nga Meta.

█Akademiku Artan Fuga ka reaguar rreth 12 pranimetve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Fuga bën me dije se këto janë pranime arbitrare në shkelje të rënda proceduriale.

█Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se nga kryeministri tek çdo zyrtar më i ulët apo sipërmarrës do të përgjigjen për çdo abuzim të kryer në detyrë.

█Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu: Përdorimi i maskës do të kthehet i detyrueshëm në të gjitha ambientet.

Të fundit