Flash News

KRYESORE

Lufta kundër krimit, Çela: Pavarësia duhet të garantojë funksionimin efiçent të institucionit

Lufta kundër krimit, Çela: Pavarësia duhet të

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar online prioritetet e organit të akuzës në kuadër të luftës kundër krimit për vitin 2020.

Në takim merrnin pjesë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreu i SPAK, Arben Kraja si dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Sipas numrit një të Prokurorisë,  momenti i paraqitjes së rekomandimeve nga Këshilli i Ministrave është thelbësor për ndërveprimin institucional mes ekzekutivit dhe prokurorisë si organ i pavarur.

Më tej Çela e ka vënë theksin të pavarësia e prokurorëve si instrument që duhet të garantojë funksionimin efiçent të institucionit.

 "Pavarësia funksionale e prokurorëve si dhe e prokurorisë si institucion në raport me pushtetet e tjera nuk janë qëllim në vetvete.  Pavarësia është mjeti që duhet të garantojë funksionimin efiçent të institucionit. Për këtë qëllim, institucioni ka nevojë për një panoramë të qartë të realitetit si dhe për një vizion, të cilat nuk mund t’i ketë të plota në asnjë rast, pa integrimin e një sërë kontributesh dhe qasjesh institucionale të cilat e ndihmojnë në veprimtarinë e tij. Nisur nga ky këndvështrim, këto rekomandime marrin një rol të veçantë, pasi shërbejnë për një rivlerësim të përdorimit të burimeve njerëzore, teknike e financiare në drejtim të mirëpërcaktimit të prioriteteve që kërkon lufta ndaj krimit, ndërkohë që duhet të integrohen sistematikisht në punën e çdo prokurori, përmes angazhimit profesional dhe qëndrimeve ligjore në çdo çështje që heton apo përfaqëson në gjykim", është shprehur Çela.

Të fundit