Flash News

KRYESORE

Prapaskenat, gazetarja e DW: Gjermania pro hapjes së negociatave, me dy kushte shtesë

Prapaskenat, gazetarja e DW: Gjermania pro hapjes së negociatave, me dy

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka në një lidhje direkte me Top Channel në edicionin e orës 15:00 është shprehur se deputetet e Bundestagut janë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por me kushte. Duke iu referuar burimeve pranë CDU/CSU, ajo sqaroi se Gjermania përmes një vendimit të tillë kërkon të motivojë  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut per vazhdimin e reformave te nisura.

“Duhet thënë se asnjë nga deputet nuk e ve ne dyshim qe Shqipëria një ditë do të jetë pjesë e BE-së, por ata nuk duan ta demotivojnë Ballkanin, prandaj duan parimisht që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jenë pjesë e vendeve që mund t’u çelen negociatat. Sipas qarqeve, edhe kancelaria Merkel është pro hapjes së negociatave”, deklaroi fillimisht Shuke.

Kushtet për hapjen e negociatave, sipas Shukes janë sqarimi i statusit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe i mënyra si do të veprohet me dosjet 339 dhe 184 që kanë të bëjnë më shit-blerjen e votave.

“Më e mundshmja është një ‘Po’ me kushte, pra formalisht ‘Po’, por faktikisht hapja e kapitullit të parë mund të ndodh vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte dhe sipas burimeve tona pranë qarqeve të partisë CDU/CSU, si reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, e të tjerë, kemi edhe dy kushte të tjera, që janë: sqarimi i statusit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe sqarimi për manipulim e zgjedhjeve përmes shitblerjes së votave në zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Ka gjasa që ky të jetë qëndrimi më 24 shtator”, përfundoi Shuke.

Të fundit