Flash News

KRYESORE

Premtimi i harruar për një park të gjelbër, Euronews Albania vëzhgim në Porto-Romano: Gjendja kritike

Premtimi i harruar për një park të gjelbër, Euronews Albania
Kamera e Euronews Albania është ndalur pak kilometra nga qendra e Durrësit, në vendgrumbullimin e mbetjeve të Porto-Romanos. Ashtu siç shihet nga pamjet e siguruara nga Euronews gjendja e vendgrumbullimit është tepër shqetësuese. Raporti i @euinalbania për Shqipërinë për vitin 2019 zbuloi se ekzistojnë të paktën 199 vendgrumbullime të pakontrolluara mbetjesh. Vitin e kaluar kryeministri Edi Rama vizitoi vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto-Romano ku premtoi mbylljen dhe kthimin e tij në një park të gjelbëruar në vjeshtën e këtij viti. Por situata duket në gjendje akoma më të keqe. Mbetjet janë zgjeruar, madje siç shihen edhe në materialin e Euronews Albania derrat kanë zaptuar territorin e mbetjeve.

Të fundit