Flash News

KRYESORE

Presidenti i Filipineve kalon në ekstrem: Qëlloni për vdekje ata që nuk respektojnë karantinën

Presidenti i Filipineve kalon në ekstrem: Qëlloni për vdekje ata

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka bërë një deklaratë ekstreme sa i përket personave që nuk zbatojnë rregullin e karantinës. Ai ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thyejnë masat e vendosura nga qeveria.

Deklerata e tij u bë gjatë një fjalimi në televizion. Ai nwnvizoi se është shumë e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë dhe të ndjekin masat e karantinimit nga shtëpia.

“Urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë… nëse shqetësime dhe ka një moment që ata kundërshtojnë dhe jetët tuaja janë në rrezik, qëllojini për vdekje. Kuptuat? Të vdekur. Në vend që të shkaktoni probleme do t’ju varros”, tha presidenti filipinas.

Paralajmërimi i presidentit vjen pas përplasjes së qytetarëve dhe policisë në Manilla.

Në një reagim të dytë për deklaratën e tij, shefi i policisë në Filipine tha se Duterte thjesht po tregonte seriozitetin e tij në lidhje me rendin publik dhe se në të vërtetë askush nuk do të qëllohet.

Të fundit