Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Presidenti Trump prezanton planin e paqes për Izraelin dhe Palestinën
Presidenti Donald Trump prezantoi sot planin e tij për paqen midis Izraelit dhe Palestinës. Bashkë me të në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërkohë që drejtuesit palestinezë nuk e përkrahin këtë plan, që sipas Trump është më i miri që ata mund të kenë e do t’ua ndryshojë jetën qytetarëve palestinezë.
Kryeministri izraelit Netanjahu e cilësoi planin si "mundësia e shekullit që nuk duhet humbur", kurse drejtuesi i opozitës Benny Gantz e quajti atë një "moment historik të rëndësishëm".
Sot me mijëra palestinezë demonstruan kundër planit amerikan, disa orë përpara publikimit të tij në një ceremoni në Uashington. Palestinezët kanë frikë se plani i Trump-it do të shuajë shpresat që ata kanë për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në lindje të Jerusalemit.
Sipas planit, Jerusalemi do të jetë nën kontrollin e Izraelit, ndërkohë që palestinezët do të kenë të drejtë që të kenë në lindje të qytetit të drejtën e menaxhimit, por taksat do të duhet që t’ia paguajnë izraelitëve. Gjithashtu edhe vendbanimet herreje në Bregun perëndimor do të legalizohen, e do të konsiderohen si pjesë e Izraelit.