Flash News

KRYESORE

Profilet e krizës/ Nga i padiskutueshmi 18 qershor, te kapja ‘shah mat’ e Edi Ramës

Profilet e krizës/ Nga i padiskutueshmi 18 qershor, te kapja ‘shah

18 qershori ishte padiskuteshëm si datë e zgjedhjeve parlamentare për kryeministrin Edi Rama, të paktën deri pasditen e djeshme ku ai foli përpara simpantizantëve në Elbasan. Por gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, Rama ka “reflektuar” dhe hoqi vijën e kuqe për të cilën nuk pranonte diskutime.

Çadrën e opozitës e mori fillimisht si lojë, e përqeshi, e provokoi me parakalimet pranë saj dhe në fund e pranoi si faktor politik që përcaktoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm ata shqiptarë që i rezistuan gjumit panë të dilte nga Kryesia e Kuvendit një Edi Ramë shumë të ndryshëm nga ai këtyre 90 ditëve protestë të opozitës. Me tone paqësore dhe tërësisht dakord me kreun e opozitës, kryeministri pranoi publikisht rrëzimin e 18 qershorit.

PD-në e konsideroi të mbaruar, zgjedhjet pa pjesëmarrjen e saj për të nuk ishin ndonjë qamet, pasi në demokraci janë zgjedhjet ato që krijojnë opozitën dhe jo e kundërta. E megjithatë, këto deklarata treguan se Rama nuk ishte serioz dhe i vendosur në ato që thoshte. Ai nuk e ka menduar kurrë se mund të hynte në zgjedhje pa opozitën dhe ato të ishin të  gjithëpranuara.

Fabula: Shahu luhet deri në lëvizjen e fundit.

Të fundit