Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër Ramës, procedohen penalisht tre persona pas mitingut të PS në Korçë

Protestuan kundër Ramës, procedohen penalisht tre persona pas mitingut

Ka nisur procedim penal për tre persona, të cilët protestuan dje në momentin kur po kalonte eskorta e kryeministrit Edi Rama, për të marrë pjesë në mitingun e organizuar dje nga PS.

Sipas njoftimit të policisë, tre protestuesit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike

“Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia e Korçës.

Të fundit