Flash News

KRYESORE

PS heq dorë nga shkarkimi i Ilir Metës?

PS heq dorë nga shkarkimi i Ilir Metës?

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, në emisionin Tempora nuk dha një përgjijge të prerë nëse mazhoranca do të ndërmarrë hapa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta të enjten.

….do ta kërkoni shkarkimin e Ilir Metës të enjten”, pyeti Meço. “Duroni deri të enjtën. Ndiqni seancën parlamentare të së enjtës. Do keni kohë të kuptoni edhe se çfarë do bëhet. E rëndësishme është që duhet të flasim për reformën në drejtësi”, këmbënguli Shalsi.

Nuk dihet nëse mazhoranca është tërhequr apo Shalsi kërkon që 'surpriza' të prezantohet të enjten në seancën parlamentare.

Biseda në studio: 

Shalsi: Duhet ta ngrejmë nivelin e debatit në realisht çfarë nuk shkon  në Shqipëri. Sepse realisht ato që po thuhen nëpër banaqe nuk janë ato që po shqetësojnë shqiptarët. Ndaj kriza është e stisur.

Meço: Jua lëmë shqiptarëve që ta thonë atë që i shqetëson. Do ta kërkoni shkarkimin e Ilir Metës të enjten.

Shalsi: Ditën e enjte kemi parashikuar një mocion me debat. Është caktuar një minutazh i caktuar ku forcat  në mazhorancë dhe opozitë, do të flasin.

Meço: Ju do të nisni procedurat si mazhorancë për shkarkimin e presidentit të Republikës, ditën e enjte,. Po apo jo?

Shalsi: Duroni deri të enjtën. Ndiqni seancën parlamentare të së enjtës. Do keni kohë të kuptoni edhe se çfarë do bëhet. E rëndësishme është që duhet të flasim për reformën në drejtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=kaUdy2mq2QU

Të fundit