Flash News

KRYESORE

Pse gjykata e Kukësit transferoi çështjen 23 protestuesve në Tiranë? Letra e shefit të komisariatit zbardh shkakun e vërtetë

23 protestuesit e Kukësit u gjykuan për shkaqe të paqarta në Gjykatën e Tiranës, ndonëse procesi duhet të ishte zhvilluar në Kukës.

Shkak për këtë ndryshim në minutën e fundit u bë sipas autoriteteve mungesa e kapaciteteve në Gjykatën e Kukësit për 23 të arrestuarit që protestuan kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Sipas shqiptarja.com shkak nuk ka qenë mungesa e kapaciteteve në gjykatë, por se policia e Kukësit nuk mund të garantonte zhvillimin e procesit në mënyrë të qetë.

Këtë fakt e bën të ditur shefi i komisariatit, për letrës së komisariatit në Kukës, Vasil Çela, i cili i drejtonte gjykatës së rrethit Kukës.

“duke qenë se personat e ndaluar janë banorë të rrethit të Kukësit, mund të ketë reagim nga familjarët e tyre që mbështeten masivisht nga pushteti vendor (Këshilli Bashkiak) e disa parti politike. Organizata të Shoqërisë Civile dhe tubues të datës 31 mars 2018. Kjo mund të sjellë bllokim të rrugëve, destabilizim, ndoshta dhe dhunë të re, por tani në institucionet e qytetit Kukës”, thuhet ndër të tjera në letër.

Kujtojmë se ditën e djeshme seanca për masën e sigurisë në Tiranë e shndërroi kryeqytetin në një shtetrrethim, duke zbarkuar pranë gjykatës rreth 1 mijë policë dhe forcat Shqiponja.

 

Të fundit