Flash News

KRYESORE

Qeveria shton bonusin për të gjithë mjekët specialistë që shkojnë në rrethe

Qeveria shton bonusin për të gjithë mjekët specialistë

Qeveria shqiptare ka vendosur që për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në spitale rajonale e bashkiake, të shtojë përveç pagës, trajtimin financiar me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për ta.

Vendi po vuan mungesën e mjekëve, kjo për shkak të largimit të tyre jashtë vendit. Në këtë mënyrë për të mos ndaluar zbrazjen e spitaleve, ekzekutivi shton pagesën për ta, e gjithashtu për të bërë të mundur që të ketë shërbim shëndetësor për qytetarët, edhe jashtë kryeqytetit.

Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Bonusi për mjeket ka qenë më i vogël dhe në shumë raste nuk ka funksionuar për shkak se mjekët nuk pranonin të shkonin në rrethe për pagesa deri ne 150 mijë lekë në muaj.

Të fundit