Flash News

KRYESORE

Rama konfirmon përgjimet e BILD: Do e bëja sërish të njëjtën bisedë

Rama konfirmon përgjimet e BILD: Do e bëja sërish të
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me përgjimet e reja të “Bild”, ku ai komunikon për blerje votash me zyrtarin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi. Pa ditur se çfarë të thotë Rama shkruan se do ta bënte sërish po njëlloj të njëjtën bisedë. “Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!", shkruan Rama në twitter. Me një postim të dytë Rama shton: "Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë.”

Të fundit