Flash News

KRYESORE

Rama ‘provokon’ me kalanë e Ali Pashës në Butrint, ndjekësit nuk e kapërdijnë lehtë: Mos ja jep grekut, siç na mori Janinën

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas takimit dy ditor në Athinë të organizuar nga “The Economist” me titull “Ballkani Perëndimor përtej 2020”, ku mori pjesë në cilësinë e kreut të OSBE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur “të ngacmojë” ndjekësit me një fotografi piktoreske të një prej kalave më skajore të Shqipërisë së sotme, atë të Ali Pashait që qëndron përballë kanalit në qytetin antik të Butrintit.

Një “provokim” i tillë, i ardhur në një moment kur është ende e nxehtë çështja e ndarjes së detit me Greqinë, mesa duket nuk është kapërdirë lehtë nga ndjekësit, ku shumë prej tyre i kujtojnë Janinën.

Ja çfarë shkruajnë disa prej tyre:

Do ishte mire qe kete foto ta shikonte edhe ai homologu jote Grek. Se kushedi ca i kujton Ali Pash Tepelena!

-Mos e ka marë greku dhe ktë,meqë Janinën e morin të Ali Pashës..

-Do të ju vjen greku deri këtu pasi i paskeni fal detin

-Paska dalë periskopi i nëndetëses greke (bej shaka natyralisht)

Të fundit