Flash News

KRYESORE

Renditja: Këto janë 20 ushtritë më të fuqishme në botë, lista me shumë surpriza

Renditja: Këto janë 20 ushtritë më të fuqishme në

'Credit Suisse' ka publikuar raportin për 20 ushtritë më të fuqishme në botë. Lista ka shumë surpriza dhe shpesh herë, fuqia ekonomike jo domosdoshmërisht lidhet edhe me fuqinë ushtarake. Gjithashtu, madhësia e territorit nuk ka lidhje direkte në kapacitetin ushtarak të një shteti.

Lista kryesohet nga SHBA, e cila ndiqet nga Rusia dhe Kina, ndërsa shteti më i fuqishëm europian sa i përket ushtrisë është Franca, që renditet e gjashta.

Polonia ka një ushtri më të fuqishme se Gjermania, ndërsa Italia renditet para Britanisë së Madhe. Tajvani, një shtet që njihet nga shumë pak shtete të tjera, renditet i 13-ti në këtë listë.

Lista:

  1. SHBA
  2. Rusia
  3. Kina
  4. Japonia
  5. India
  6. Franca
  7. Koreja e Jugut
  8. Italia
  9. Britania e Madhe
  10. Turqia
  11. Pakistani
  12. Egjipti
  13. Tajvani
  14. Israeli
  15. Australia
  16. Tajlanda
  17. Polonia
  18. Gjermania
  19. Indonezia
  20. Kanadaja

 

Të fundit