Flash News

KRYESORE

RENEA mësyn në Elbasan, kontrolle të befasishme në biznese

RENEA mësyn në Elbasan, kontrolle të befasishme në biznese

Forcat RENEA kryen kontrolle të shumta në qytetin Elbasanit, në bashkëpunim edhe me policinë e qytetit. Efektivë të shumtë zbarkuan në rrugë, lagje, lokale dhe biznese, e gjithashtu kontrolle u ushtruan edhe në automjete të dyshimta.

Policia ushtroi kontrolle në disa biznese mes të cilave edhe një kompani të polici private, ndërsa në një tjetër biznes ndërhynë zjarrfikësit, pasi ishte i mbyllur.

Disa persona janë shoqëruar në polici. Elbasani është kthyer në një nga qytetet më të trazuara në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale.

Të fundit