Flash News

KRYESORE

Revolucioni Mourinho nis nga mbrojtja, hedh sytë nga Serie A

Revolucioni Mourinho nis nga mbrojtja, hedh sytë nga Serie A

Reparti i parë që mendon Jose Mourinho për skuadrat e tij të reja është gjithmonë mbrojtja. Trajneri portugez pritet të bëjë ndryshime në mbrojtjen e Tottenham-it, ku ka nisur një aventurë të re prej disa javësh.

Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen pritet të largohen në merkaton e verës. Mourinho nuk sheh asnjërin prej tyre si lider. "The Special One" ia ka vënë syrin një lojtari dhe ai është Kalidou Koulibaly. Senegalezi nuk ndihet mirë te Napoli, pasi atje ka probleme me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Kjo shton shanset e kalimit të tij në Premier League. Mourinho e ka kërkuar edhe më parë këtë mbrojtës, kur ishte trajner te Manchester United. Kostoja e operacionit i kalon 70 mln eurot.

Të fundit