Flash News

KRYESORE

Rita Ora në Kosovë, gjithë përgatitjet kushtuan 600 mijë euro

Rita Ora në Kosovë, gjithë përgatitjet kushtuan 600

Konfirmimi për ardhjen e Rita Orës në Kosovë tashmë është bërë, por tani është bërë publike dhe ora kur ajo do të përformojë.

Pjesëmarrjen e yllit botëror e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ky është koncerti i parë i Rita Orës në vendin e saj.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj.

Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme. Rreth 600 mijë euro janë shpenzuar për festimin e pavarësisë së Kosovës.

Mësohet se Rita Ora nuk ka kërkuar para për ta mbajtur këtë koncert. “Institucionet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë rreth 300 mijë euro, që kushton komplet ardhja e saj dhe ekipit të saj, përfshirë akomidimin, biletat dhe zërimin e kërkuar nga ekipi i saj për këtë koncert.

Rita Ora nuk ka kërkuar para për ketë koncert”, tha ky burim i Gazetës Blic.

 

Të fundit