Flash News

KRYESORE

Rrahën për vdekje 60 vjeçarin, gjykata lë në burg dy vëllezërit, avokatët: Ngjarja u provokua nga gruaja

Rrahën për vdekje 60 vjeçarin, gjykata lë në burg dy

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy vëllezërit Ekonomi, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar vdekjen shtetasit Agim Arapi.

Gjykata dha masën “arrest në burg” për Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, të cilët goditën me grushta 60 vjeçarin. Arapi ndërroi jetë si pasojë e dhunës, brenda dyqanit të tij në Durrës.

Shkak i sherrit u bënë 130 mijë lekë të vjetra që autorët ia kishin borxh viktimës. Avokatët e dy të akuzuarve kanë kërkuar lirimin e tyre, me argumentimin se sherri është provokuar nga gruaja e viktimës.

Gruaja e 60 vjeçarit ka akuzuar për ngjarjen edhe shtetasin Jurgen Kurti, i cili deri më tani nuk është gjetur fajtor nga policia.

Të fundit