Flash News

KRYESORE

“Rrëfenjë me ndërkombëtarë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka botohet edhe në gjuhën persiane

Romani me titull "Rrëfenjë më ndërkombëtarë" nga shkrimtari Ylljet Aliçka tashmë janë të përkthyera e të botuara edhe në gjuhën persiane.

Kjo është bërë e mundur nga shtëpia botuese iraniane Degarandishan Publishing House, përkthyer nga Sadaf Abedian, studiuese në Qendrën e Edukimit dhe Përkthimit, në Danimarkë.  Ky botim i fundit pason botimet e këtij romani në Francë, Norvegji dhe Itali.

Ky roman qarkulloi në Shqipëri nga Botimet Toena në vitin 2009.  Ylljet Aliçka është një zë i rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ai ka njohur disa botime në gjuhë të huaja, më të rëndësishmet ato në Francë, ku ai ka qenë edhe Ambasador i Shqipërisë.

Të fundit