Flash News

KRYESORE

Ruçi mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Kuvendi i vendosur deri në fund për mbrojtjen e Kushtetutës

Ruçi mesazh në Ditën Ndërkombëtare të

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Në mesazhin e tij Ruçi nënvizon se Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund për mbrojtjen e Kushtetutës, si themel për demokracinë.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan Gramoz Ruçi.

Të fundit