Flash News

KRYESORE

Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet parlamentare në Austri, Basha uron mikun e tij: Shqipëria do ketë vëmendje më të fuqishme

Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet parlamentare në Austri, Basha uron mikun e

31 vjeçari, Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet parlamentare në Austri, pasi Partia e tij Popullore fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar mikun e tij për fitoren, dhe shprehet se tashmë me kancelarin e ri Kurz në krye të Austrisë, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian.

“Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP - European People's Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian”, shprehet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Të fundit