Flash News

KRYESORE

Shahini: Rektori i Universitetit të Tiranës vazhdon të shkaktojë probleme, Meta zhgënjeu me politikën e refuzimit

Shahini: Rektori i Universitetit të Tiranës vazhdon të

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka renditur disa nga prioritetet e 2020-ës për arsimin e lartë.

Ndër të tjera, ministrja u ndal edhe te përplasjet me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, për të cilin gjatë vitit që shkoi kërkoi shkarkimin e tij, kërkesë që u rrëzua nga presidenti Ilir Meta.

“Gjatë vitit 2019 patëm ankesa në lidhje me universitetin e Tiranës, përfshirë edhe ato nga strukturat drejtuese, si rektori, dekanët, administratori. U konkludua që ankesat nuk vijnë ngaqë ka paqartësi në urdhrat që nxjerrim ne, por nga refuzimi i kësaj baze ligjore, nga rektori, dhe sidomos nga një refuzim i pashpjegueshëm për bashkëpunim.

Nëse ju kujtohet, unë propozova shkarkimin e rektorit si një zgjidhje e situatës së paligjshmërisë, por presidenti i vendit nuk e miratoi. Ai la në detyrë një rektor që vazhdon të shkaktojë probleme serioze.

Mbetet zhgënjyese që presidenti bëri politikën e zakonshme të refuzimit të çdo propozim që vijnë nga qeveria jonë”, u shpreh ministrja.

Pezullimi i Konit u paralajmërua edhe më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se rektori nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve.

Të fundit