Flash News


KRYESORE

Simptomat që tregojnë se rrezikoheni nga kanceri i lëkurës

Simptomat që tregojnë se rrezikoheni nga kanceri i lëkurës

Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet të diellit, është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, por nëse e mbroni lëkurën nga dielli , kjo sëmundje mund të parandalohet.

Mbajtja e kremit me një përqindje të konsiderueshme të SPF-së mund të ndihmojë në mbrojtjen tuaj nga rrezet e diellit.

Simptomat e kancerit të lëkurës mund të përfshijnë daljen e një nishani të ri ose ndryshimet tek një nishan ekzistent.

Ekzistojnë katër gjendje të lëkurës që ju vendosin në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Keratosis diellore ose qukat

Keratosis diellore janë njolla të ashpra dhe të pigmentuara që dalin në lëkurë të zbehtë zakonisht pas vitesh të tëra ekspozimi në diell dhe kryesisht shfaqen në fytyrë, duar ose skalp nëse nuk keni flokë.

Ato janë një shenjë që lëkura juaj është dëmtuar dhe duhet të merrni masa ekstra për t’u mbuluar në diell.

Xeroderma Pigmentosum

Kjo gjendje lëkure është e rrallë, e trashëgueshme që mund të shfaqet që në lindje, ose pas 10 vitesh. Duhet të shmangësh çdo ekspozim në diell dhe të tjera burime rrezesh ultraviolet. Njerëzit me këtë çrregullim shpesh preken nga kanceri kur dalin në diell.

Trajtimet e ekzemave

Ekzema nuk është faktor rreziku, por trajtimet për shërimin e tyre mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës.

Shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe përdorimi i kremrave me SPF është mënyra më e mirë për ta parandaluar.

Lëkura ka nevojë për kohë për të absorbuar kremit e diellit prandaj aplikoni një sasi të konsiderueshme 20-30 minuta përpara se të dilni nga shtëpia.

Të fundit