Flash News

KRYESORE

“S’më diskriminon dot as Rama, as Trump”, maturanti emocionon Florion Mimën, Basha: Fole si deputet dinjitoz

“S’më diskriminon dot as Rama, as Trump”, maturanti

Fjalimi i një studenti në Korçë ka prekur të gjithë të pranishmit, por në veçanti ish-deputetin Florion Mima.

Ndonëse ky detaj nuk u konstatua me pamje, ishte kreu i PD, Lulzim Basha gjatw takimit me studentwt, ai i cili e vuri re dhe e tha me zë të lartë, pas fjalimit të maturantit Egzon Lame.

I riu tha se ëndrra e tij është të studiojë për histori, por miq e të afërm e kanë këshilluar se kjo është një degë pa perspektivë në Shqipëri.

Në fjalën e tij, i riu thotë se nga qeveria e Ramës të rinjtë paguajnë jo vetëm diskriminim ekonomik, por edhe duke i cilësuar si ‘shpellarë’.

Maturanti: Vij nga fshati. Nga kjo qeveri paguajmë një haraç më shumë. Vec diskriminim ekonomik, ndodh edhe diçka tjetër se na quan shpellarë. Kjo energji pozitive që shikohet nga të rinjtë e Korçës është shumë e madhe dhe ai nuk do ta përballojë dot, këtë do ta finalizojë më 16 mars, pas jush.

Falënderoj deputetët që dorëzuan mandatin për qytetarët, falënderoj Ervinin, ai ka qenë për ne vëlla, shok.

Sot kam ardhur me kallo në duar, Ervini na ka gjetur në fshat me çizme, nuk më diskriminon dot as Edi Rama, as Donald Trump sepse ne jemi të rinjtë e vlerave dhe të ndryshimit.

I bëj thirrje Ramës, nuk na mposht dot ne. Sot jam maturant, kam marrë një listë të madhe që po planifikoj shpenzimet në universitet, se dua të ndjek studimet për histori.

Shumë më thonë se me këtë degë nuk ka të ardhme dhe unë nuk dua që Rama me aferat e tij të më ndërpritet ëndrra. Puna jonë në Shqipëri vlen 10-fishi i asaj që bëjmë jashtë shtetit.

Basha: Sot ke folur si një deputet dinjitoz i brezit tënd, megjithëse maturant. Flor Mima është prekur, por mos e tregoni. Nuk është i vetmi, të gjithë jemi prekur.

Të fundit