Flash News

KRYESORE

Sonila Meço sfidon kryeministrin Rama: Gati të vij në vilën në Surrel që nesër

Sonila Meço sfidon kryeministrin Rama: Gati të vij në

Moderatorja e “Tempora” në RTV Ora, Sonila Meço sqaroi audiencën në lidhje me një emision veror bërë në vilën e Kryemadhit në Gjirin e Lalzit, në kohën kur punonte të Agon Channel. Në sqarim të publikut Meço tha se është e gatëshme të hyjë edhe në vilën e Edi Ramës në Surrel.

Kam bërë shumë programe përgjatë karrierës sime dhe bashkë kemi realizuar shumë intervista. Dua t'i rikthehem një momenti, që e kam edhe sqarim për publikun. Ne kemi realizuar një emision veror së bashku dhe kam ardhur në vilën tuaj (i drejtohet Monika Kryemadhit) në Gjirin e Lalzit dhe në mënyrë krejt abuziuve e shoh në portale të ndryshme si akuzë të ngritur ndaj meje.

E para sqaroj publikun se detyra e një gazetari është të informojë. Unë kam hyrë në vilën e Gjirit të Lalzit, jam gati nesër të hyj edhe në vilën e Surrelit të zotit Rama dhe në vilën e çdo politikani shqiptar për të treguar dhe dëshmuar. Mund të hyj për një emision veror, për një investigim, mu hap dera në Gjirin e Lalzit”, deklaroi ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=hkg4tUwVuao

Të fundit