Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tahiri: Është estradë, më dënuan se kushërinjtë më përdorin emrin
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan qesharak dënimin e dhënë ndaj tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre.
“Më rezervoni të drejtën që ta përtyp këtë estradë që ndodhi. As qesh dot dhe as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë disa mendime. Mu duk një gjë e tipit, je i fajshëm po nuk kemi këllqe ta themi.
Unë dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, çfarë t’ju them. Dy vjet jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal. Sot gjykata thotë jo nuk i ke bërë këto, as trafikant as pjesë e grupit kriminal.
Arrita të kuptoj se meqë kushërinjtë paskan përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën.
Zoti ju ruajt edhe juve, mos t’jua shpërdorojnë emrin se e hëngrët. Më duhet kohë që ta kuptoj këtë që ndodhi, se...
Do ta apeloj vendimin. As që diskutohet. Do të ishte shumë më fisnike të më dënonin për trafik droge, kjo është qesharake.
Dua kohë të përtyp. Isha më i qartë kur hyra, se sa kur dola.” tha Tahiri sapo doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ai nuk e kurseu ironinë ndërsa fliste me mediat.
“Dy vite keni ndjekur procesin e shekullit, por tani u katandis kokoshi në thellë.”