Flash News

KRYESORE

Takimi Rama-Tsipras më herët nga sa pritej, takohen këtë javë në Zvicër

Takimi midis dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të zhvillohet më herët nga sa pritej. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos ka njoftuar sot se Tsipras do të takohet këtë javë, gjatë samitit të Davos, me kryeministrin shqiptar.

Takimi Rama-Tsipras ishte paralajmëruar për në muajin prill, si rezultat i marrëveshjeve të arritura midis ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, në Kretë dhe në Korçë, por agjenda ka ndryshuar së fundmi.

Palët kanë arritur marrëveshje për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe për heqjen e ligjit të luftës që Athina mban me Tiranën. Sa i përket marrëveshjes së detit dhe çështjes çame, nuk janë bërë të ditura detaje.

Gjatë qëndrimit në Davos, Tsipras do të takohet gjithashtu me kryeministrat e Maqedonisë dhe Kroacisë, me zv/kryeministrin e Rusisë, si dhe me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Të fundit