Flash News

KRYESORE

Të dhënat e Parisit, shqiptarët janë të parët për kërkesat e azilit në Francë

Franca ka njohur në vitin 2017 një rritje të kërkesave për azil me të paktën 17%, krahasuar ato të paraqitura në 2016-n. Sipas Drejtorisë për Mbrojtjen e Refugjatëve, emigrantët nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore kanë ndikuar më shumë në rritjen e këtij numri.

Shqiptarët kryesojnë listën me 7630 aplikime për azil, të ndjekur nga qytetarët e Afganistanit me 5987 kërkesa dhe Haiti me Sudanin me nga 4934 dhe 4486 aplikime. Azilkërkuesit nga Bregu i Fildishtë, Kongo dhe Algjeria janë dyfishuar në më pak se një vit.

Numri total i aplikimeve për azil i kaloi 100 mijë në Francë për vitin 2017.

Këto shifra tregojnë se frenimi i azilkërkuesve shqiptarë nuk po ndodh dhe ndryshe nga sa u përpoq qeveria të propagandonte, largimi në masë nga vendi nuk ishte një “entuziasëm i momentit” nga njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë, por është një fenomen që tregon për vështirësitë me të cilat pëballen shqiptarët në vendin e tyre.

Vetëm pak ditë më parë, autoritetet irlandeze publikuan të dhënat për personat që u kanë refuzuar hyrjen në territorin e tyre dhe shqiptarët ishin në krye të listës.

Të fundit