Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në kompaninë e birrës në SHBA, pesë të vdekur

Të shtëna me armë në kompaninë e birrës në

Pesë persona mbetën të vrarë me armë zjarri në kampusin e Molson Coors Brewing Company në Milwaukee, shtetin e Wisconsin.

Siç raporton BBC, edhe vetë autori humbi jetën pas ndërhyrjes së policisë,  një banor 51-vjeçar i Milëaukee. Motivet e tij ishin të paqarta.

Të shtënat ndodhën në orët e para të pasdites ndërsa qindra punonjës ishin akoma në punë.

Kryetari i Milwaukee, Tom Barrett tha se ishte një "ditë tragjike për qytetin".

Ndërkohë, shefi i policisë së Milwaukee Alfonso Morales tha se pesë viktimat ishin të gjithë punonjës të ndërmarrjes së birrës, kompanisë që zotëron markat e birrës Coors dhe Miller. Kompania ende nuk e ka komentuar publikisht ngjarjen.

Të fundit