Flash News

KRYESORE

Tentoi të blinte aleatët e Bashës, Eduard Auer i shkon nga pas Donald Lu-së në Kirgistan; emërohet në postin e rëndësishëm

Tentoi të blinte aleatët e Bashës, Eduard Auer i shkon nga pas

Eduard Auer, aktualisht shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor është emëruar shef i Delegacionit të BE në Kirgistan, mëson Politiko.al.

Auer në Shqipëri është i njohur për tentativat për ndërhyrje në politikën e brendshme.

Diplomati i huaj u akuzua nga politikanët shqiptarë se i kishte kërkuar aleatëve të Lulzim Bashës gjatë takimit të 6 prillit (Vangjel Dules, Fatmir Mediut dhe Dashamir Shehit)  të hyjnë në zgjedhjet e qershorit, pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike. Megjithatë, përgjigjja e aleatëve të Bashës  qe e prerë, duke refuzuar kërkesën e Auer.

Për këtë arsye kryedemokrati Basha i dërgoi një letër shefes për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini, pas pazarit që tentoi shefi i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer.

Jo vetëm për blerjen e politikanëve, por Auer u akuzua se tentoi dhe bashkëpunimin e gazetarëve për nxjerrjen e PD-së nga zgjedhjet e qershorit. Politiko.al mësoi asokohe se Auer gjatë vizitës së tij në Tiranë zhvilloi dhe një darkë me gazetarë dhe analistë të mediave të ndryshme, kryesisht ata të orientuar nga mazhoranca. Burime nga darka bënë të ditur se diplomati Auer kishte theksuar se për Brukselin nuk ishte e rëndësishme nëse hyn apo jo PD në zgjedhje, e rëndësishme ishte që procesi të zhvillohej.

Ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili hodhi një sërë akuzash ndaj diplomatit të huaj, duke e konsideruar se anëtar të klubeve të rrezikshme.

Sipas Berishës, Auer kishte për mision të shkatërronte opozitën dhe ta ndërtonte atë sipas modelit të Edi Ramës.  Berisha tha se aleatët e PD-së patën shkuar me vullnet të lirë në çadër. Ndërsa për Auer Berisha qe shprehur, “Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën. Të ndërtojë opozitën sipas modelit të Edi Ramës. Ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit 4700 euro metra katror, ose si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës. Por në misionin tend të turpshëm, u tregove shumë i pamend. Sepse ata burra që takove ti, i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. Më dëgjo tani se edhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë, nëse ata nuk do të kishin ardhur me vullnetin e lirë, Rama do u kishte bërë atyre çdo shpërblim. Do të ishte i gatshëm t’u falte nga një magazinë si ajo e Përmetit. Erdhe këtu të blesh mandate për Ramën, turpi të mbuloftë. Komisioni Europian ta largojë atë njeri. Ai nuk i bën nder askujt, është peng i dy klubeve”, qe shprehur Berisha.

Tashmë Eduard Auer është emëruar shef i Delegacionit të BE në Kirgistan, duke i shkuar nga pas Donald Lu-së, i cili është ambasador i SHBA në këtë shteti./Politiko.al/ 

Të fundit