Flash News

KRYESORE

“Thuaj që vdiq nga COVID-i", Pipero u përgjigjet teorive konspirative: S’ka shanse! Po hyre në spital, nuk të lëshon i sëmuri nga dora

“Thuaj që vdiq nga COVID-i", Pipero u përgjigjet teorive

Mjeku Pëllumb Pipero iu ka dhënë një përgjigje të gjitha teorive konspirative se COVID-19 nuk ekziston. I ftuar në ABCNews, Pipero ka komentuar mesazhin e një qytetari që shprehej se ka shumë raste vdekjesh, ku familjarëve të viktimave iu është kërkuar t’i regjistronin të afërmit e tyre si viktima të Covid-19.

 “Nuk besoj që virusi ekziston. Kemi pasur raste vdekjesh dhe na është kërkuar t’i regjistrojmë si me Covid-19. Thuaj që vdiq nga corona na thonin”, thuhej në mesazhin e qytetarit, të cilit Pipero iu përgjigje me fjalët se një gjë e tillë është e pamundur.

Sipas mjekut infeksionit, kjo smund të ndodh pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur rastin. Më tej, mjeku Pëllumb Pipero ka rrëfyer një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19.

“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë. Një farmaciste nga Durrësi më mori ne tel pardje më tha jam keq. Kam dalë pozitive dhe jam keq dhe më vjen keq që kam qenë njeriu mosbesues që thoja mashtrohet populli. Sapo ju thashë që ka dy realitete. Kur më shohim mua më thonë ‘o Pipero po vërtet ka Covid mo’. Në spital, po hyre, i sëmuri nuk të lëshon nga dora se është i vetëm. Realiteti i spitalit është ndryshe. Mua më vjen keq që numrat te ne janë rritur se jemi të shkujdesur,” tha Pipero.

Të fundit