
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
Sa herë që përmendim biçikletën, shumëkujt mund t’i shkojë mendja te Shkodra – kryeqyteti i biçikletave; qytet ku dashuria për makinën, “mollën e ndaluar” për shqiptarët deri në vitet ‘90-të, nuk e la në hije dyrrotakun e famshëm.
Biçikleta është rikthyer pas më shumë se dy dekadash edhe në kryeqytetin shqiptar, ku në krah të disa prej rrugëve kryesore shihen edhe korsitë e biçikletave me ngjyra të ndryshme.
Në një korsi të tillë takova Naimin, shkodranin 43-vjeçar, dhe dy fëmijët e tij.
Naimi, një shkodran “me rrënjë e degë” – siç thonë në Tiranë – jeton në kryeqytet prej dy dekadash dhe prej dy vjetësh i është rikthyer dashurisë së vjetër – biçikletës.
Ai thotë se ka dëshirë t’ua përcjellë edhe fëmijëve traditën e dyrrotakëve.
“Me korsitë është bërë gjysma e punës. Nuk është se është përmirësuar ndonjë gjë, por më mirë me to se pa to”
[caption id="attachment_251452" align="alignnone" width="1024"] Naimi me dy fëmijët në korsitë e biçikletave. Foto ACJQ[/caption]
Të njëjtin mendim ndan edhe 57-vjeçari Ilir Malushi, i cili nuk i është ndarë biçikletës gjatë gjithë jetës.
“Është më mirë, – thotë ai, duke patur në mendje korsitë, – por nja dy herë më kanë rrëzuar makinat.”
Në Tiranë pas viteve `90-të, si nga njerëzit, ashtu edhe nga administrata, u respektua më shumë makina sesa këmbësorët. Zgjerimi i rrugëve, ngushtimi i trotuareve, si dhe investime të rëndësishme janë bërë për të sistemuar makinat.
Problemet e qarkullimit me biçikletë Ilir Malushi i sheh të lidhura me njerëzit që nuk i respektojnë.
Ened Mato, themelues i Ecovolis-it, njihet si një nga promovuesit publikë të lëvizjes me biçikletë.
Ai i gëzohet faktit se ka një objektiv që nga 22 km korsi të dedikuara, të bëhen 42.
“Është ende Qyteti Studenti, Rruga e Elbasanit, Unaza e Re, rruga dytësore e Rinasit, ku ka shkolla dhe biznese dhe ku duhen realizuar sa më shpejt korsi të dedikuara”, – thotë ambientalisti Ened Mato.
Nismë e mirë, por me shumë probleme
Objektivi i bashkisë është që Tirana të jetë një kryeqytet, ku biçikleta të jetë një mjet i rëndësishëm i transportit të qytetarëve.
Aktualisht, bashkia ka investuar në Unazën e Vogël në kryeqytet për korsitë 1568 metra linearë, në Rrugën e Dibrës, 1210 metra linearë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, 1740 metra linearë, në Bulevardin Zogu I, 620 metra linearë, në parkun e Liqenit, 6200 metra linearë, në Unazën e Mesme, 3100 metra linearë, si dhe ka bërë investime edhe në disa akse të tjera.
[caption id="attachment_251453" align="alignnone" width="936"]
Tabelë me emrat e rrugëve të përfunduara e të papërfunduara dhe gjatësitë e tyre[/caption]
Por, nga një vëzhgim i kryer ajo çfarë të bën përshtypje është se shumë rrallë këto korsi ngjasojnë me njëra-tjetrën.
[caption id="attachment_251454" align="alignnone" width="1024"] foto ilustruese te korsive të biçikletave[/caption]
Shumë korsi janë më të ngushta se standardi i kërkuar prej dy metrash, ndërkohë që të tjera ndërpriten për t`iu dhënë akses makinave, bizneseve ose edhe banesave.
Nuk mungojnë as rastet kur, edhe pse korsitë janë pjesë e një projekti për krijimin e një rrjeti të madh korsish biçikletash, ato kanë ngjyra të ndryshme ose janë të kufizuara me blloqe betoni ose me sinjalistikë plastike.
Nëse Tirana është mbushur me semaforë për makinat dhe këmbësorët, mungojnë semaforët e dedikuar për biçikletat në kryqëzime. Një tjetër problem është përfshirja në korsitë për biçikleta edhe e hapësirës për këmbësorët.
Por, edhe pse numri i përdoruesve të biçikletave është rritur ndjeshëm në Tiranë, një tjetër problem që shihet është se mungojnë parkingjet e dedikuara.
Vendparkimi kryesor në qytet për biçikletën mbeten pemët ose shtyllat e ndriçimit.
Korsi të kuqe dhe “flamuj të kuq” për… tenderët
Përveç problematikave që hasen nga një infrastrukturë jo e plotë dhe e mirëmenduar, është edhe ajo e tenderëve.
Sipas Open Data Albania, problemet në tenderët për biçikletat nuk kanë munguar.
Një prej tenderëve është ai i “Korsive të biçikletave në Rrugën e Kavajës dhe të Dibrës”, ku, sipas Open Data Albania, janë shkualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç atij fitues.
I njëjti problem si më sipër shihet edhe në tenderin e prokuruar nga Drejtoria Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë. Në këtë tender për “Sinjalistikën për korsi biçikletash” janë shkualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç atij që ka fituar tenderin.
Me flamur të kuq është edhe tenderi për “Korsitë e biçikletave në Bulevardin Zogu i Parë”, ku specifikohet se ka munguar konkurrenca dhe fituesi është operatori i vetëm konkurrues.
Modelet e infrastrukturës së biçikletave në botë
Në Tiranë qarkullojnë çdo ditë mbi 100 mijë makina.
Lavdosh Ferruni është një ambientalist, të cilin biçikleta e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Dëshira dhe ëndrra (jo vetëm e tij), është që Tirana të bëhet si Amsterdami, qytet ku biçikletat përdoren po aq sa makinat.
“Ende infrastruktura nuk quhet e plotësuar.
Nuk ka ndonjë politikë lehtësuese për përdorimin e biçikletave si për shembull inkurajimi nga politikat doganore, lehtësimi me pika servisi etj.”
Por, a mund të bëhet vërtet Tirana si Amsterdami?
Ndryshimet mes dy vendeve janë shumë të mëdha. Ndërkohë që në Tiranë jemi ende duke folur për korsi biçikletash në qytet, Holanda është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë krijimit të autostradave për biçikleta, të cilat lidhin qytete me një distancë prej rreth 16 kilometra larg njëri- tjetrit. Në vitin 2018 qeveria holandeze bëri publik planin për të investuar 245 milionë euro për infrastrukturën e biçikletave dhe për të shtuar me rreth 200 mijë numrin e përdoruesve të tyre.
“Po planifikojmë ta çojmë në 9% përdorimin e biçikletave deri në vitin 2024”, – kjo është vetëm një fjali e shkëputur nga fjalimi i kryeministrit francez, Édouard Philippe, në Nantes gjatë vitit që lamë pas.
Gjatë 7 viteve të ardhshme Franca ka planifikuar të investojnë në infrastrukturë për biçikletat 350 milionë euro, por, për rritjen e numrit të personave që përdorin biçikletën si mjetin e tyre kryesor të transportit, Franca nuk planifikon të ndalet vetëm në investimet në infrastrukturë.
Përveç parkimeve të biçikletave, qeveria do t’u japë punonjësve të administratës, të cilët zgjedhin si mjet transporti për në punë biçikletën, një shumë prej 200 eurosh në vit, kjo tax-free.
E krahas mbështetjes së gjerë financiare për komunitetet e biçikletave, edhe kompanitë private do të kenë mundësinë për t’i stimuluar punonjësit e tyre për të përdorur biçikletat me një shumë prej 400 eurosh në vit.
Me biçikletë, ajër më i mirë në qytet
“Të mirat për mjedisin janë shumë të mëdha, sidomos për Tiranën.
Tirana ka një ajër të ndotur që shkaktohet kryesisht nga makinat dhe, duke patur parasysh që makinat do të shtohen si rrjedhojë e shtimit të popullsisë, pritshmëria nuk është aspak e mirë për ndotjen e ajrit”, – thotë ambientalisti Lavdosh Ferruni.
Ndërkohë që në shumë vende europiane ka politika lehtësuese për këdo që përdor biçikletën si mjetin parësor të transportit, në Shqipëri ende debati është te hapësira që po i marrim makinave (?!)
Tashmë është e vërtetuar shkencërisht që lëvizja me biçikletë ka përfitime të shumta shëndetësore për të gjitha moshat.
Në vitin 2007 një studim doli në përfundimin se fëmijët janë edhe më pozitivisht të ndikuar nga përdorimi i biçikletës dhe se ky ushtrim ndihmon në çështjet e kontrollit, sikurse çrregullimi i deficitit të vëmendjes.
“Çiklizmi është gjithashtu shumë i mirë për zemrën.
Një studim i fundit ndoqi aktivitetin 5-vjeçar të 1500 njerëzve.
Ata që ishin rregullisht aktivë, kishin 31% më pak gjasa për të zhvilluar hipertension arterial”, – thotë mjekia kardiologe, Daniela Teferici, e cila shton se një tjetër studim ka zbuluar se bërja e stërvitjes (biçikleta është një prej stërvitjeve më të mira që njeriu mund të bëjë, pasi vendos gjithë trupin në aktivitet), është po aq efikase në uljen e presionit të lartë të gjakut sa edhe një medikament i rekomanduar nga mjeku.
Por nismat personale nuk mungojnë.
“Biçikleta është më njerëzore se makinat, ka më shumë përparësi dhe tani që po i hapet rruga, do të përdoret masivisht. Ne do të vazhdojmë të shtojmë çiklistët e vegjël dhe të mëdhenj”, – thotë Mato, ambientalist dhe themelues i Ecovolis-it.
Edhe pse Ecovolis ishte kompania e parë e shërbimit të biçikletave në Tiranë, tashmë ajo që shihet në kryeqytet është një tjetër model biçiklete. Ashtu si mund ta keni parë edhe në kryeqytetet e tjera europiane, edhe në Tiranë tashmë është e pranishme Mobike.
[caption id="attachment_251458" align="alignnone" width="1024"] Foto ilustruese, Mobike në Berlin[/caption]
Por, edhe pse Mobike në filozofinë e saj të biznesit është një biçikletë pa stacion, kjo nuk do të thotë që stacionet e biçikletave mungojnë kudo nëpër qytet.
Beteja e biçikletës me makinën duket si beteja e Davidit kundër Goliatit.
Dekadat e përdorimit kanë treguar se, të kesh makinë, nuk do të thotë të kesh më shumë kohë, sikundër është provuar edhe shkencërisht që të kesh biçikletë do të thotë se ke më shumë shëndet. /Denis Tahiri-Qendra për Gazetari Cilësore ACQJ/
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
