Flash News

KRYESORE

“Toyota Yaris”/ Basha dëshmi për llogari të prokurorëve belgë më 25 korrik

“Toyota Yaris”/ Basha dëshmi për llogari të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në datën 25 korrik për të dëshmuar për llogari të prokurorëve federalë belgë lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës që të marrë në pyetje kreun e PD-së.

Basha nuk ka pranuar të tregojë burimin për autoritet shqiptare të hetimit në lidhje me procedimin penal të hapur në vend. Në anën tjetër ai është i gatshëm që të dëshmojë për prokurorët belgë.

Kujtojmë se dosja hetimore e “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, u shqyrtua nga autoritetet belge, të cilat kërkojnë që kryedemokrati Basha të merret në pyetje si dëshmitar, për të treguar se nga i ka marrë informacionet për denoncimin e rastit të “Toyota Yaris”.

Të fundit