Flash News

KRYESORE

U zgjodh në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gaz Paja: Më kanë ofruar edhe teserën e PS

Aktori i njohur i Portokalli, njëherësh i zgjedhur në 30 qershor edhe si këshilltar i PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka folur më shumë për angazhimin e tij në politikë.

I ftuar në emisionin ‘Soiree’ të Jonida Shehut në Top Channel, Paja, ndonëse e shmangu vazhdimisht togfjalëshin e ‘hyrjes në politikë’, ai tha se është bërë pjesë e Këshillit Bashkiak për të kontribuuar më shumë për Tiranën.

Po ashtu, ai zbuloi se i është ofruar edhe tesera e Partisë Socialiste, por sipas tij e ka refuzuar.

Pjesë nga biseda me moderatoren Shehu dhe Ilva tare, e ftuar krah Pajës:

Jonida Shehu: I bëra disa pyetje për politikën, por mua më shmangu shumë kollaj, por ty do ta ketë shumë të vështirë. Bëj ndonjë pyetje të vështirë për politikën që ta dijë se çfarë e pret...

Ilva Tare: Si e ke lëkurën të trashë apo të hollë, se duhet të jetë e mirë që ta përballosh?

Gaz Paja: Më duket se e kam të hollë, ndaj dhe nuk kam hyrë në politikë.

Ilva Tare: E ke nisur me politikën lokale, se kështu fillon

Gaz Paja : Nuk kam unë ambicie të tillë.

Jonida Shehu : Deri ku janë ambiciet e tua?

Gaz Paja: Kontribuoj në zhvillimin e qytetit.

Jonida Shehu: Nesër do vijnë e të thonë, bëhu deputet, çfarë do u thuash?

Gaz Paja: Jo, e sigurt. Politikës nuk mendoj se do t’i hyj për karakterin tim.

Gaz Paja: Ta kanë ofruar teserën e PS?

Gaz Paja: Ma kanë ofruar indirekt, por nuk do ta marr. Nuk kemi arritur deri këtu. Do doja të plakesha në skenë.              

Të fundit