Flash News

KRYESORE

"Vaksina do të jetë gati në tetor", Joe Biden nuk i beson presidentit Trump

"Vaksina do të jetë gati në tetor", Joe Biden nuk i

Kur janë më pak se shtatë javë të mbetura deri në ditën e zgjedhjeve, Joe Biden theksoi vizionin e tij për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit, ndërsa dënoi retorikën e Donald Trump.

“Unë kam besim tek vaksinat. Unë u besoj shkencëtarëve. Por unë nuk i besoj Donald Trump-it”, deklaroi Delaware, duke folur nga shtëpia e tij në Wilmington.

Sipas The Independent, ky reagim erdhi sepse presidenti i SHBA denoncoi Dr. Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kur tha se një vaksinë nuk kishte gjasa të zbulohet deri në fund të vitit 2021.

Ndërkohë presidenti Trump u tha gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, se vaksina mund të ishte gati që në tetor.

Të fundit