Flash News

KRYESORE

“Veliaj jeton me shit-blerje; Tirana nuk mund të qeveriset me trafikim votash”, Vasili akuza kryebashkiakut

“Veliaj jeton me shit-blerje; Tirana nuk mund të qeveriset me

LSI ka shtuar tonet e ashpra kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas blerjes së disa këshilltarëve të kësaj partie. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Veliaj është një kryetar bashkie që jeton me shit-blerje, ndërsa theksoi se Tirana nuk mund të qeveriset në bazën e trafikimit të votës.

“LSI, lidhur me buxhetin ka patur një pozicion shumë të qartë, pra nuk e ka miratuar. Kush nga anëtarët në këshillin bashkiak ka votuar pro, nuk ka më mbështetjen e LSI. Se çfarë mund të bëjë trafikimi provincial i një kryetari bashkie që jeton me shit-blerje, është çështje tjetër. Tirana nuk mund të qeveriset në bazën e trafikimit të votës”, u shpreh Vasili.

Të fundit