Flash News

KRYESORE

Video/ Futbollisti i propozon për martesë të dashurës në mes të stadiumit

Propozimet për martesë në vende publike janë të shumta dhe të veçanta. Çdo i dashuruar mundohet që ta bëjë këtë moment sa më special për partneren e tij. Kështu ka ndodhur dhe me futbollistin Massimiliano Pesenti. Ai i ka propozuar të dashurës së tij Micol, në mes të stadiumit përpara derbit ndaj Pro Paicenza-s. Fëmijë të veshur me bluza ku shkruhej “A do të martohesh me mua Micol”, u shfaqën në stadium para bukuroshes e cila ishte e ulur në tribunë. Pastaj futbollisti i Piacenzas ka shkuar drejt të dashurës së tij duke e përqafuar dhe duke e puthur. Futbollisti u ul gjunjë dhe me një unazë në dorë i propozoi për martesë. Përgjigja e saj padyshim që ishte “Po”.

Të fundit